Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Zyra për...

Zyra për Çështje të Komuniteteve

1. Zyra për Çështje të Komuniteteve vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit nën udhëheqjen e Këshilltarit politik të emëruar nga Kryeministri, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e Zyrës dhe ekzekutimin e kompetencave të saj.

2. Zyra për Çështje të Komuniteteve:

2.1. Këshillon Kryeministrin në çështje të ndërlidhura me komunitetet përshirë:

2.1.1. Informimin dhe këshillimin me kohë dhe në mënyrë të duhur të Kryeministrit për të gjitha çështjet e ndërlidhura me komunitetet;

2.1.2. Lajmëron Kryeministrin për çështje të rëndësishme me interesit lokal, nacional, rajonal dhe ndërkombëtar;

2.1.3. Tërheq vëmendjen e Kryeministrit për çështje të cilat kanë nevojë për ndërhyrjen e tij personale.

2.2. Koordinon të gjitha çështjet e lidhura me komunitetet përfshirë:

2.2.1. Koordinimin e organeve qeveritare, agjencive të pavarura dhe institucioneve / nivel ministror dhe komunal;

2.2.2. Koordinimin e donatorëve dhe të organizatave ndërkombëtare për të siguruar që çështjet e komuniteteve janë marrë parasysh në mënyrë të
efektshme në tërë Kosovën; eliminimin e përsëritjes së përpjekjeve dhe sigurimin e barazisë në ndarjen e fondeve dhe shfrytëzimin efektiv të tyre;

2.2.3. Monitoron këto organe për të siguruar që janë duke i zbatuar në mënyrë efektive punët dhe detyrat e caktuara dhe në nivel të lartë në lokacionet e përcaktuara.

2.3. Ndjek Politikat për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetet përfshirë:

2.3.1. Kontribuon për, analizon dhe jep këshillat e domosdoshme për sa i përket politikës qeveritare që ka ndikim te të drejtat dhe interesat e komuniteteve;

2.3.2. Zhvillon dhe monitoron zbatimin e strategjive të qeverisë që kanë të bëjnë me komunitetet;

2.3.3. Vepron si zyrë qendrore për ndarjen e shtrirë të politikave dhe ligjeve të ndërlidhura me komunitetet dhe ngre vetëdijen e të gjithë pjesëtarëve të komunitetit për të
kuptuarit e të drejtave të tyre;

2.3.4. Monitoron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të komuniteteve dhe ndikimin e tyre në nivel komuniteti;

2.3.5. Këshillon dhe promovon zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përshtatshme për komunitetet nga ana e qeverisë;

2.3.6. Rekomandon ndryshime dhe/ose rregullon ligjet dhe politikat relevante për komunitetet, nëse ato nuk janë duke i adresuar çështjet e komuniteteve në mënyrë efektive.

2.4. Adreson Nevojat Praktike të komuniteteve përmes:

2.4.1. Shfrytëzimit strategjik të fondeve në dispozicion për të pasur efekt pozitiv dhe për të krijuar ndryshime në jetën e njerëzve, me theks të veçantë për ata që janë më të cenuarit;

2.4.2. Këshillimit dhe ndihmës për zgjidhjen e rasteve të profilit të lartë që lidhen me komunitetet.

3. ZÇK-ja do të:

3.1. Zhvillojë kanale efektive komunikimi me komunitetet;

3.2. Konsultohet me komunitetet dhe shoqërinë civile përmes vizitave dhe takimeve të rregullta në terren dhe do të mbajë një partneritet kuptimplotë përmes besimit, mirëkuptimit, shkëmbimit të njohurive dhe konsultimit dhe mobilizimit efektiv në komunitet për të ushqyer dhe nxitur prosperitetin në komunitetet e ndryshme të Kosovës;

3.3. Promovojë trajtim të barabartë të të gjithë komuniteteve dhe do të mobilizoj qasje për një veprim më pozitiv brenda iniciativave të politikave;

3.4. Mbajë marrëdhënie të mira dhe koordinim me të gjitha palët e përfshira, posaçërisht me MKK-në, MAQL-në, KKK-në, KDIKK-në, ZQM-në dhe Institucionin e Avokatit të Popullit;

3.5. Ndajë dhe shkëmbejë rregullisht informata me të gjitha palët relevante;

3.6. Punojë në partneritet me një spektër të gjerë entitetesh për të arritur qëllimet e veta;

3.7. Shërbejë si shembull;

3.8. Funksionojë përmes principeve udhëzuese të konsultimit, iniciativës, çiltërsisë, transparencës, përgjegjësisë, qasjes, kreativitetit dhe guximit gjatë bërjes së politikës.

4. Numri i të punësuarve në Zyrën për Çështje të Komuniteteve është 6 (gjashtë) nëpunës civilë si në vijim:

4.1. Dy (2) Zyrtarë të lartë për politika;

4.2. Zyrtar i lartë për komunikim me publikun;

4.3. Dy (2) Zyrtarë të lartë për koordinim dhe sigurim të granteve, dhe

4.4. Zyrtar Administrativ.

http://www.kryeministri-ks.net/zck/ 

Tel: 038 201 14 032

Prapa

KOSOVO IN UNESCO