Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyra e Sekretarit të...

Sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit

1. Sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit është nëpunësi më i lartë civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe është udhëheqësi administrativ i Zyrës së Kryeministrit, i cili i raporton drejtpërdrejt Kryeministrit.

2. Sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit udhëheqë zyrat dhe njësit përkatëse të Zyrës së Kryeministrit në pajtim me Ligjin nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, Ligjin nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren e Punës të Qeverisë së Kosovës nr. 09/2011, dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me sekretarët e përgjithshëm.

3. Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit:

3.1. Siguron këshilla të politikave për  Kryeministrin;
3.2. Siguron që vendimet, politikat dhe masat tjera të Zyrës së Kryeministrit të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive;

3.3. Menaxhon nëpunësit civilë dhe punonjësit tjerë të Zyrës së Kryeministrit;

3.4. Menaxhon financat dhe burimet tjera të Zyrës së Kryeministrit;

3.5. Menaxhon rrjedhën e informacionit të Zyrës së Kryeministrit;

3.6. Udhëheqë Këshillin e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive;

3.7. Koordinon dhe bashkërendon punën me sekretarët e përgjithshëm të ministrive për sigurimin e zbatimit të legjislacionit dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë;

3.8. Koordinon punën e Zyrës së Kryeministrit me Kuvendin, Presidencën dhe organet tjera 
të administratës shtetërore;

2. Në kuadër të Zyrës së Sekretarit të përgjithshëm janë:

2.1. Shefi i Zyrës, dhe

2.2. Menaxheri/ja e Zyrës.

1. Pozicionet përkatëse që i përgjigjen direkt Sekretarit të Përgjithshëm:


1.1. Koordinatori për Integrim Evropian në ZKM;

1.2. Zyrtari i Lartë Certifikues.

Arkivi i Qeverisë së Republikës së Kosovës


1. Arkivi i Qeverisë së Republikës së Kosovës ruan dhe sistemon të gjitha dokumentet zyrtare të Kryeministrit, zëvendëskryeministrave, Sekretarit të
Përgjithshëm të ZKM-së dhe të gjitha njësive përkatëse të ZKM-së dhe të dokumenteve tjera që merren në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin përkatës për arkivim.

2. Arkivi i Qeverisë së Republikës së Kosovës bashkërendon punën lidhur me ruajtjen dhe sistemimin e materialeve nga mbledhja e Qeverisë me Sekretariatin Koordinues të Qeverisë.

3. Numri i të punësuarve në Arkivin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është si në vijim:

3.1. Udhëheqës i arkivit;

3.2. Zyrtar i lartë i arkivit;

3.3. Arkivist. 

Tel : 038 201 14 635

Prapa

KOSOVO IN UNESCO