Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Sekretariati Koordinues i...

Sekretariati Koordinues i Qeverisë (SKQ)

1.    Sekretariati Koordinues i Qeverisë ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

1.1. Mbështet Kryeministrin që të sigurohet që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat dhe vendimet e përcaktuara të Qeverisë;

1.2. Koordinon punën e ministrive, që  ka të bëjë me përgatitjen dhe planifikimin e punës së Qeverisë dhe zbatimin e vendimeve të saj;

1.3. Mbështet Kryeministrin (në bashkëpunim me Shefin e Kabinetit dhe këshilltarët politikë të Kryeministrit) përmes përkrahjes logjistike përfshirë:
këshillat e shkruara dhe gojore, brifingjet para mbledhjeve, deklaratat përmbledhëse ku ofrohen informacione adekuate dhe të përmbledhura nga ministritë apo burimet e tjera;

1.4. Ofron mbështetje administrative dhe analitike për mbledhjet e Qeverisë dhe të Trupave Qeveritare;

1.5. Shqyrton koncept - dokumentet dhe vendimet të cilat dorëzohen së bashku me memorandume shpjeguese për të vërtetuar pajtueshmërinë e tyre me politikat Qeveritare dhe cilësinë e analizës së politikave, si dhe për identifikimin e çështjeve në të cilat duhet të bëhen përpjekje për zgjidhjen e kundërthënieve mes ministrive;

1.6. Siguron që të gjitha materialet e dërguara në Qeveri për miratim si dhe materialet e dërguara në Kuvend janë përgatitur në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë;

1.7. Ndihmon në përgatitjen e Deklaratës Vjetore të Prioriteteve të Qeverisë para se kjo deklaratë të dorëzohet në Qeveri;

1.8. Bashkërendon punën për përgatitjen e Planit dhe Raportit Vjetor të Punës së Qeverisë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse;

1.9. Çdo tre muaj mbledh të dhëna nga ministritë për monitorimin e zbatimit të planit vjetor të punës;

1.10. Mban procesverbalin e Mbledhjeve të Qeverisë dhe krijon transkriptin e plotë, dhe i ruan ato;

1.11. Ndërlidhet me Ministrinë e Financave gjatë procesit të aprovimit të buxhetit;

1.12. Ofron mbështetjen administrative të Këshillit për Pozita të Larta Drejtuese dhe Komisionin për Hetimin e Performancës.

2. SKQ kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së.

3. Sekretariati i Qeverisë funksionon me tri (3) Divizione:

3.1. Divizioni për Organizimin e Mbledhjeve të Qeverisë dhe Koordinim me Kuvendin;

3.2. Divizioni për Koordinim të Politikave, dhe

3.3. Divizioni për Mbështetje të Trupave Qeveritare.

4. Numri i të punësuarve në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë është 12 (dymbëdhjetë) nëpunës civilë si në vijim:

4.1. Drejtor i SKQ-së;

4.2. Udhëheqës i Divizioni për Koordinim të Politikave;

4.3. Udhëheqës i Divizioni për Mbështetje të Trupave Qeveritare;

4.4. Udhëheqës i Divizionit për Organizimin e Mbledhjeve të Qeverisë dhe Koordinim me Kuvendin;

4.5. Koordinator për politika ekonomike (niveli profesional);

4.6. Katër (4) Zyrtarë të lartë për koordinim të politikave;

4.7. Zyrtar i lartë për Legjislacion;

4.8. Zyrtar i Stenografisë;

4.9. Menaxhere e Zyrës në SKQ.


Tel: 038 201 14 638

Agjenda ditore

17 janar 2017

Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, nesër më 17.01.2017 (e martë), mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj.
 
VENDI: Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.
KOHA: 12:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO