Ballina BreadCrumbTrailer Agjencitë BreadCrumbTrailer Komisioni për Hetimin e...

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA)

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA)

1.    Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në Zyrën e Kryeministrit, është themeluar në bazë të Ligjit Nr. 03/L- 051 për Aviacionin Civil. KHAIA është përgjegjëse për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në aviacion brenda Kosovës ose ku përfshihen avionët e regjistruar në Kosovë dhe qytetarëve të Republikës sw Kosovës kudo qofshin ata.

2.    Në bazë të ligjit Nr.04/L-63 për Hekurudhat e Kosovës është krijuar organi për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautilke. KHAIA është përgjegjëse për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e Hekurudhave brenda territorit të Republikës së Kosovës.

3.    KHAIA është e autorizuar që të kërkojë nga cilido autoritet publik i Kosovës dhe/ose person privat ose organizatë në Kosovë që t’i japë asaj përkrahjen e nevojshme për kryerjen e një hetimi të përcaktuar me ligjin për aviacionin civi dhe hekurudhave, ose një hetimi i cili kërkohet sipas një marrëveshje ndërkombëtare ose organizate ndërkombëtare të aviacionit ose hekurudhave.

4.    Hetimet e inicuara nga KHAIA në asnjë rast nuk kanë të bëjnë me caktimin e fajit apo përgjegjësisë. Ato janë të pavarura, të ndara dhe pa paragjykime ndaj çfarëdo procedure gjyqësore apo administrative të përcaktimit të fajit apo përgjegjësisë.

Anëtarët e KHAIA-së:


Mirsim Beqiri, Kryesues i KHAIA-së
[email protected]

Arben Dika, Anëtar i KHAIA-së
[email protected]

Arben Gashi, Anëtar i KHAIA-së
[email protected]

Martin Halilaj, Anëtar i KHAIA-së
[email protected]

KHAIA është në shërbim 24/7 dhe emergjent, ku cdo njoftim për ndonjë aksident apo incident mund të lajmërohet në numrin kujdestar ose nëpërmjet postës elektronike:

KHAIA info:
Tel: 0800 90000
Tel: +377 45 356 666:
E-mail: [email protected]

Prapa

Agjenda ditore

14 dhjetor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj  merr pjesë në konferencën “Bujqësi e qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

VENDI: Hotel Amazona
KOHA: 09:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë.

VENDI: Hotel Swiss Diamond
KOHA: 14:00

3. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi.

VENDI: Salla e Kuqe-Pallati i Rinisë
KOHA: 16:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO