Ballina BreadCrumbTrailer Agjencitë BreadCrumbTrailer Keshilli Ndër-ministror...

Keshilli Ndër ministror për ujëra (ish- task forca e ujërave)

Qeveria e Kosovës (QK) e themeloi Task Forcën për Ujërat (TFU) në vitin 2008, në mënyrë që ta avancojë reformën e sektorit të ujit në vend. Task Forca e Ujërave ishte një trup vendimmarrës ndërministror me detyrë që avancojë sektorin e ujit dhe kornizave të politikave dhe strategjive lidhur me planet e veprimit dhe i cili shërbente edhe si platforme e koordinimit të përpjekjeve nga ana e palëve vendore dhe ndërkombëtare në reformimin e sektorit (www.kryeministri-ks.net/tfu).
Më 24 mars 2010, gjatë takimit të 3-të të TFU ishte rënë dakord se TFU duhet të transformohet në një institucion më permanent. Si pasojë, një Këshill Ndërministror për Ujërat (KNMU) u prezantua në draft-ligjin e ri për ujërat, i cili u miratua përfundimisht nga parlamenti në mars të vitit 2013 dhe u nënshkrua nga Presidentja në prill të vitit 2013. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës nxjerri vendimin mbi themelimin e KNMU në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 19 shtator 2013. Bazuar në këtë vendim, KNMU është i ankoruar në nivel të Kryeministrisë, i përbërë nga Ministra dhe siguron koordinimin e përgjithshëm të zhvillimit të sektorit të ujit në vend.

Sipas dispozitave të ligjit për ujërat (nenet 15-19),"KNMU është trup koordinues dhe vendim-marrës që shqyrton çështjet sistemore të ujërave, që merret me harmonizimin e nevojave dhe interesave të ndryshme, si dhe propozon masat për zhvillimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e rezervave të ujit dhe sistemit të Kosovës".

Në kuptim të rëndësisë më të lartë, KNMU përbëhet nga Ministrat e Zhvillimit Ekonomik, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Financave (katër ministritë e linjës) dhe kryesohet nga Kryeministri. Ndërsa donatorët (Zvicra si koordinator i komunitetit të donatorëve në sektorin e ujit, si dhe një tjetër donator aktiv i këtij sektori) janë anëtarë të KNMU pa të drejtë vote.

Funksionet e KNMU të parapara me ligj janë të ofrojë mendime dhe rekomandime për: a) propozime për ligje dhe akte të tjera nënligjore që lidhen me rregullimin e çështjeve të sektorit të ujërave në përgjithësi; b) zbatim të ligjeve dhe akteve të tjera nën-ligjore që lidhen me administrimin e ujërave; c) hartim dhe miratim të Strategjisë Kombëtare të ujërave; d) zhvillimin e politikave në fushën e ujërave dhe e) zgjidhjen e politikave financiare në sektorin e ujërave. KNMU parashihet të takohet çdo 3 ose 4 muaj, bazuar në materialet e përgatitura nga Sekretariati i saj. KNMU ka hartuar rregulloren e punës që pritet të miratohet nga Qeveria së shpejti, ndërsa buxheti i Qeverisë së Kosovës do të sigurojë fonde financiare për shpenzimet e trupit. KNMU do të raportojë çdo vit para Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Këshilli ka Sekretariatin e vet i cili mbështetet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim përmes 2 këshilltarëve të përhershëm dhe dy këshilltarë te perkohshem, një ligjor dhe një për ekonomi, të deleguar tek Zyra e Kryeministrit, si dhe asistentes administrative dhe ekspertë afatshkurtër ndërkombëtarë dhe vendorë, sipas nevojës. Këta këshilltarë dhe ekspertë do të ndihmojnë lidhur me kërkesat e KNMU në punën e vet.

KNMU përbëhet nga shtatë anëtar të përhershëm (pesë nga të cilët kanë drejtë vote):

- Kryeministri (Kryesues);
-Ministri i Zhvillimit Ekonomik (për ndërmarrjet ujore dhe financa
-Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (për resurse ujore);
-Ministri I Financave;
-Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (për pushtetin lokal);
-Dy përfaqësuar nga komuniteti i donatorëve (pa të drejtë vote) (Njëri nga ta Zyra Zvicerane për Bashkëpunim i caktuar si udhëheqës i sektorit të ujërave në mesin e donatorëve, si dhe një nga donatorët aktiv në sektorin e ujërave, me përfaqësim rotativ)

KNMU do të shqyrtojë, ndryshojë (nëse duhet) dhe aprovojë politikat dhe reformat të cilat rekomandohen nga Këshilltarët e KNMU-së:

- Baton Begolli, Këshilltar për Politika Ujore
- Afrim Lajçi, Këshilltar për çeshtje rregullatore, dhe
- Ekspertë/këshlittarë afat-shkurtë (vendor dhe ndërkombëtar)

Të gjitha aktivitetet e Këshilltarëve të KNMU do të përkrahen nga stafi civil dhe politik pranë institucioneve përfituese dhe stafi i institucioneve tjera relevante (p.sh. kompanitë e ujësjellësve rajonal, Autoritetin Rregullator për Shërbime të Ujit, donatorët, komunat, etj.). Gjithë aktorët e përfshirë në sektorin e ujërave do të marrin përgjegjësinë për implementimin e politikave të aprovuara nga KNMU. 

Për shenimet dhe vendimet nga takimet e KNMU (përfshi ish-TFU), klikoni:

http://kryeministri-ks.net/knmu

 

KOSOVO IN UNESCO