Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Zyra e Komisionerit për...

Zyra e Komisionerit për Gjuhë

Mandati  i Zyrës së Komisionerit për Gjuhët
 
Zyra ushtron kompetencat e përcaktuara me Ligjin dhe :
 
• Monitoron përputhshmërinë me Ligjin nga ana e çdo institucioni nën juridiksionin e saj;                                                                             

• Merr të gjitha masat e nevojshme nën autoritetin e vet, përfshirë ato përmes ndërmjetësimit, për të siguruar përputhshmërinë me Ligjin nga të gjitha institucionet nën juridiksionin e saj;                                              

• Shqyrton dhe bën rekomandime përkitazi me rregulloret apo udhëzimet administrative në kuadër të Ligjit, sa i përket përputhshmërisë dhe konsistencës së cilitdo akt legjislativ, rregullore apo udhëzimi administrativ me Ligjin;

• Kryen hetime, qoftë me iniciativën e vet apo në bazë të ankesave të bëra nga një person juridik apo fizik sa i përket dështimit të ndonjë institucioni nën juridiksionin e saj për  respektimin e Ligjit apo me ndonjë akt tjetër ligjor sa i përket statusit apo përdorimit të  gjuhëve zyrtare apo gjuhëve tjera të komuniteteve gjuha e të cilave nuk është gjuhë  zyrtare në Republikën e Kosovës;                                                                          

• Ofron, kur duhet, këshilla apo ndihmë për publikun në lidhje me të drejtat e tyre sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;                            

• Ofron, kur duhet, këshilla apo ndihmë për institucionet nën juridiksionin e saj sa i përket obligimeve të tyre sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;

• E ndihmon qeverinë në zhvillimin e programeve të vetëdijesimit publik apo i zhvillon vet ato si dhe aktivitete të rregullta kontaktuese me publikun për t’i informuar ata rreth obligimet dhe të drejtat e publikut në kuadër të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve;
 
Me qëllim të realizimit të kompetencave të tyre, Zyra ka autoritetin dhe autorizimet të:
 
• Kërkojë, të marrë qasje në dosje dhe të shqyrtojë dosje të institucioneve, ndërmarrjeve apo organizatave nën juridiksionin e vet;

• Kërkojë që institucionet dhe stafi i tyre të bashkëpunojnë me Zyrën duke i lejuar Zyrës qasje në ambientet e tyre dhe qasje në informatat e nevojshme, përfshirë kopjet e dosjeve të plota apo të pjesshme dhe dokumenteve tjera sipas kërkesës së Zyrës me përjashtim të informatave dhe dosjeve të klasifikuara;

• Thërrasë cilindo person apo dëshmitar për qëllim të marrjes së dëshmive me shkrim apo me gojë që nevojiten për kryerjen e hetimeve;

• Mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për personat që duhet të jenë të pranishëm në Zyrë apo të udhëtojnë për të dhënë informata, të dhëna apo dëshmi për qëllime të hetimit;

• Si mjet i fundit, kur rekomandimet e zyrës për korrigjim dhe përmirësim apo kompensim nuk janë realizuar nga institucionet përkatëse, të lëshojë apo vë sanksione siç përshkruhen nga Udhëzimi Administrativ në fuqi i cili aplikohet në Përcaktimin e Sanksioneve Administrative për Shkeljen e Ligjit mbi Përdorimin e Gjuhëve;

Sipas nevojës,  në rast se një nuk iu përmbahet apo refuzon t’iu përmbahet kërkesave të Zyrës apo e pengon Zyrën në kryerjen e detyrave të saj, apo kur natyra e shkeljes lejon një masë të tillë, Zyra mund të nisë procedura juridike apo disiplinore përmes autoritet përkatës ndaj personit apo organizatës përgjegjës/e për shkeljen.

Historiku

Në vitin 2012 të muajit prill është themeluar Zyra e Komisionerit për Gjuhët, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, në bazë të Rregullores Nr.07/2012.

Ligji për përdorimin e gjuhëve obligon të gjitha institucionet publike dhe ofruesit e shërbimeve që të sigurojnë përdorimin dhe statusin e barabartë të dy gjuhëve zyrtare, gjuhës Shqipe dhe gjuhës Serbe si dhe gjuhëve zyrtare në nivel komuna  dhe gjuhëve në përdorim zyrtar në nivel komuna.

Në vitin 2007, Qeveria e Kosovës, kishte krijuar Komisionin për Gjuhët si organ i krijuar në pajtim me nenin 32 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve me qëllim të mbikqyrjes së zbatimit të këtij ligji, ruajtjes, promovimit dhe mbrojtjes të gjuhëve zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në Kosovë si dhe për të siguruar, mbrojtur gjuhët e komuniteteve gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare.

Përkundër autoritetit që kishte sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, në praktikë një numër faktorësh strukturor e kufizonin kapacitetin dhe efektshmërinë e Komisionit për Gjuhët. Me qëllim të avancimit të zbatueshëmrisë së ligjit, në vitin 2011 Qeveria e Kosovës, kishte  formuar grupin punues për reformimin e Komisionit për gjuhët Vendimi për formimin e grupit. Këtë projekt të reformës e ka udhëhequr Zyra e Kryeministrit/Zyra për çështje të komuniteteve dhe si rezultat i punës nga ky grup punues, është nxjerrë rregullorja 07/2012 për Zyren e Komisionerit për Gjuhët, në bazë të së cilës janë formuar dy mekanzima mbështetës Bordi për politika gjuhësore dhe Rrjeti i Politikave  të gjuhëve. Gjithashtu kjo rregullore qartë definon procedurat dhe kushtet për përzgjedhjen e komisonerit për gjuhët si dhe të gjithë stafin mbështetës të zyres. 

Më 4 Prill 2012 është nënshkruar rregullorja e Qeverisë nr. 07/ 2012 për  Zyrën e Komisionerit të Gjuhëve

Më 29 Maj 2012 është formuar Bordi për politikat e gjuhëve, i cili vepron si forum i politikave për gjuhët

Rrjeti i Politikave për Gjuhët siguron që institucionet emërojnë zyrtarët ndërlidhës apo fokus- personat me të cilat Zyra e Komisionerit për Gjuhët do të mund të bashkëpunojë për zbatimin më të mirë të politikave për gjuhët.

Më 19 dhjetor 2012 është emëruar Komisioneri për gjuhët 


Per tu orientuar ne lidhje me gjuhet, shih linkun:  www.komisioneri-ks.org 

Prapa

Agjenda ditore

20 shtator 2017

20 1.Takim i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë.

VENDI:
Ndërtesa e Qeverisë- Salla P 38
KOHA: 10:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrat Valdrin Lluka dhe Albena Reshitaj vizitojnë “Trepçën”.

VENDI: Zyrat e menaxhmentit- (Parku Industrial Mitrovicë)
KOHA: 14:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO