Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Koordinatori për të...

Koordinatori për të Drejtat Pronësore

1. Koordinatori për të Drejtat Pronësore ka detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara (Vendimi i Qeverisë Nr. 11/78, 12.06.2012) si më poshtë:

1.1. Këshillon Kryeministrin e Republikës së Kosovës në fushën e të drejtave pronësore;

1.2. Do të njihet me aktivitetet e të gjitha institucioneve publike që kanë mundësi të ndikojnë në të drejtat pronësore në Kosovë;

1.3. Koordinon hartimin e politikave për çështjet pronësore dhe aktivitetet në reformat e të drejtave pronësore;

1.4. Bashkërendon shqyrtimin e legjislacionit nga të gjitha Ministritë dhe Agjencitë përkatëse i cili ndikon apo krijon të drejtat pronësore në Kosovë për të përcaktuar se cili legjislacion ofron mbrojtjen adekuate për të drejtat pronësore, përfshirë këtu edhe të drejtat e personave të zhvendosur dhe grupeve të rrezikuara siç parashihet nga standardet më të mira ndërkombëtare;

1.5. Inicion debate dhe mundëson diskutimin me dhe në mes të degës së pushtetit ekzekutiv në Kosovë, degës së pushtetit ligjvënëse në Kosovë, shoqërisë civile dhe aktorëve joqeveritarë ndërkombëtarë dhe kosovarë, të cilët janë të interesuar për mbrojtjen e të drejtave pronësore për të identifikuar shqetësimet që kanë të bëjnë me mungesën e mbrojtjes së të drejtave pronësore në
Kosovë, si dhe përgatit raportin për rezultatet e punës në këtë drejtim;

1.6. Bashkërendon përpilimin e politikave të bazuara në rezultatet e këtij vlerësimi dhe diskutimi publik, me anë të cilave duhet të mbrohen të drejtat pronësore, në veçanti të drejtat e personave të zhvendosur dhe grupeve të rrezikuara në Kosovë;

1.7. I ofron këshilla për politikat Kryeministrit të Kosovës bazuar në rezultatet e dala nga këto procese të konsultimeve që i mundësojnë Qeverisë së Kosovës të propozojnë masa të cilat do të mbrojnë të drejtat pronësore në Kosovë;

1.8. Në bazë të politikave të përcaktuara nga Kryeministri i Kosovës dhe në konsultim të plotë me Ministritë dhe Agjencitë përkatëse, do të përgatisë një strategji dhe plan veprimi për mbrojtjen e të drejtave pronësore, në veçanti të drejtat e personave të zhvendosur dhe grupeve të rrezikuara në Kosovë, që do të nënkuptonte edhe një raportim gjithëpërfshirës dhe mekanizëm mbikëqyrës që do të sigurojnë dhe
dëshmojnë realizimin e qëllimeve të identifikuara në strategji dhe plan të veprimit;

1.9. Bashkërendon aktivitetet që zhvillohen nëpër Ministri dhe Agjenci në zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit të Qeverisë për mbrojtjen e të drejtave pronësore, me qëllim që prioritetet e Qeverisë të reflektohen dhe të përfaqësohen në dokumentet vjetore operative të këtyre institucioneve, aranzhon shqyrtimin e rregullt të këtyre aktiviteteve për të siguruar që korniza legjislative për mbrojtjen e të drejtave pronësore të jetë efektive, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë do propozojë reformat e duhura pas konsultimeve përkatëse me të gjitha palët e interesit;

1.10. Bashkërendon aktivitetet e Ministrisë dhe Agjencisë në zbatimin e strategjisë së Qeverisë dhe planit të veprimit për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe të pyjeve. Aranzhon shqyrtimin e këtyre aktiviteteve për të siguruar që korniza legjislative për mbrojtjen e të drejtave pronësore të jetë efektive, dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë do të
propozojë reforma pas konsultimeve përkatëse me të gjitha palët e interesit;

1.11. Kryen detyra të tjera të caktuara nga Kryeministri i Kosovës, dhe të cilat kanë të bëjnë me strategjinë dhe planin e veprimit të qeverisë për mbrojtjen e të drejtave pronësore;

1.12. Koordinatori për të drejtat pronësore i përgjigjet direkt Kryeministrit apo Zëvendëskryeministrit të caktuar nga Kryeministri. 

Prapa

Agjenda ditore

20 shtator 2017

20 1.Takim i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë.

VENDI:
Ndërtesa e Qeverisë- Salla P 38
KOHA: 10:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrat Valdrin Lluka dhe Albena Reshitaj vizitojnë “Trepçën”.

VENDI: Zyrat e menaxhmentit- (Parku Industrial Mitrovicë)
KOHA: 14:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO