Ballina BreadCrumbTrailer Projekt dokumentet tjera...

Draft Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore dhe Draft Plani i Veprimit, për konsultime publike

Mbështetur në Rregulloren e Punës së Qeverisë, ju lutem gjeni të bashkëngjitur Draft Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore dhe Draft Planin e Veprimit, për konsultime publike.

Ju lutem që komentet eventuale t’i dërgoni më së largu deri më 01 nëntor 2016.

Pas pranimit të komenteve, duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ 02/2012, Grupi Punues Qendror për hartimin e strategjisë do të mblidhet për t’i shqyrtuar dhe adresuar komentet.

Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore ka mbështetur në vazhdimësi procesin e zhvillimit të strategjisë. Strategjia është hartuar bazuar në gjetjet, rekomandimet dhe analizën e zhvilluar përmes konsultimeve ekstensive. Krahas SKDP-së, Plani i Veprimit përcakton prioritetet, afatet kohore dhe nevojat buxhetore për zbatimin e rekomandimeve. Vlerësimet mbi koston dhe afatet e zbatimit janë përcaktuar për të gjitha veprimet e prezantuara në Planin e Veprimit.

Veprimet e dala nga kjo strategji janë të llojllojshme dhe zbatimi i tyre bie nën autoritetin e ministrive dhe agjencive të ndryshme. Në mënyrë që të gjitha veprimet të jetësohen, vëmendje e shtuar nga niveli më i lartë i Qeverisë është i nevojshëm.

Komentet mund ti dërgoni tek Kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për të Drejtat Pronësore, z. Lulzim Beqiri, në këtë adresë: lulzim.beqiri@rks-gov.net.

 

Prapa

Agjenda ditore

17 janar 2017

Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, nesër më 17.01.2017 (e martë), mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj.
 
VENDI: Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.
KOHA: 12:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO