Ballina BreadCrumbTrailer Zëvendëskryeministra...

Ministrat

Mahir Yağcilar Ministër i Administratës Publike
MAHIR YAGCILAR
      Ministër i Administratës Publike në Republikën e Kosovës
      Kontakti: mahir.yagcilar@rks-gov.net
      Tel:         +381 38 60 005/014
      Fax:        +381 38 30 008

Mahir Yagcilar është i lindur në Prizren në 1961, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Ka diplomuar në Universitetin e Sarajevës në lëmin e Inxhinierisë së Komunikacionit rrugor. Ka qenë Udhëheqës i ndërmarrjes shoqërore ‘Kosovatrans’ në Prizren. Është zgjedhur Anëtar i Këshillit Tranzitor të Kosovës për periudhën 2000-2001, më pas Kryetar i Grupit Parlamentar 6+ në Kuvendin e Kosovës, Anëtar i Komisionit për Rregulloren e Punës së Kuvendit si dhe Anëtar i Komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Për pesë mandate radhazi është zgjedhur Deputet në Kuvendin e Kosovës  në zgjedhjet nacionale gjatë viteve 2001-2014. Në ndërkohë, në 2006 ka qenë Anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në vitin 2007 është emëruar Ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, më pas në 2011 është emëruar Ministër i Administratës Publike për t’u ri-emëruar përsëri Ministër i Administratës Publike në Dhjetor 2014.  

Nga viti 2000 është Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

Agjenda ditore

17 janar 2017

Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, nesër më 17.01.2017 (e martë), mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj.
 
VENDI: Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.
KOHA: 12:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO