Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Zyra Ligjore (ZL)

Zyra Ligjore (ZL)

FUSHËVEPRIMI I ZYRËS LIGJORE

1. Zyra Ligjore (ZL), është njësi organizative në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe koordinon punën e ministrive sa ka të bëjë me hartimin e legjislacionit, si dhe shqyrton konsistencën me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, si dhe mbikëqyrë cilësinë dhe standardet e hartimit të legjislacionit.

2. Zyra Ligjore, bashkërendon dhe shqyrton të gjitha projektligjet që Qeveria ia dorëzon Kuvendit, dhe lidhur me këtë:

2.1. Udhëzon dhe ndihmon iniciuesit e projektit rreth standardeve të hartimit të legjislacionit;

2.2. Bashkërendon procesin e hartimit të legjislacionit;

2.3. Mbikëqyrë mbarëvajtjen procedurale dhe kontrollon cilësinë e legjislacionit.

3. Po ashtu, Zyra Ligjore ka edhe detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:

3.1.    Ofron shërbime këshillimore dhe ekspertizë për degën e ekzekutivit;

3.2.    Shqyrton koncept - dokumentet për të siguruar nëse është identifikuar nevoja për miratimin e ligjeve apo akteve nënligjore të nevojshme;

3.3.    Merr pjesë në hartimin e legjislacionit nga fushëveprimi i njësive përkatëse të ZKM-së, si dhe sipas kërkesave të Kryeministrit edhe në legjislacionin nga fushëveprimi i ministrisë përkatëse;

3.4.    Bashkëpunon me institucionet tjera të nivelit qendror dhe lokal për krijimin e infrastrukturës ligjore nga fushëveprimtaria e Qeverisë;

3.5.    Ndihmon dhe bashkëkoordinon me Ministrinë e Integrimeve Evropiane procesin e përputhshmërisë së legjislacionit të Republikës së Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian (Acquis të BE-së);

3.6.    Siguron përmbushjen e detyrave ligjore në zbatimin e ligjit dhe të dispozitave tjera nga fushëveprimtaria e Zyrës së Kryeministrit.

3.7.    Bashkërendon procesin e përgatitjes së Programit Legjislativ të Qeverisë dhe monitoron zbatimin e tij;

3.8.    Zyra Ligjore, bashkëpunon me departamentet përkatëse ligjore të ministrive për përfshirjen e akteve përkatëse nënligjore në Planin Legjislativ të akteve nënligjore;

3.9.    Udhëheq Këshillin e drejtorëve të departamenteve ligjore të të gjitha ministrive dhe shërben si mekanizëm për bashkërendimin dhe mbarëvajtjen në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit;

3.10.    Mban dhe përditëson regjistrin e akteve nënligjore të Qeverisë.

4.    ZL kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së.

5.     Numri i të punësuarve në Zyrën ligjore është 11 (njëmbëdhjetë) nëpunës civilë, si në vijim:

5.1. Drejtori i Zyrës Ligjore;

5.2. Koordinatori i Zyrës Ligjore;

5.3. Tetë (8) zyrtarë të lartë ligjor;

5.4. Menaxheri i Zyrës Ligjore;


Mentor Borovci
Drejtor i Zyrës Ligjore
E-mail: [email protected]
Tel:  038 200 14 630


Agron H. Gashi

Koordinator i Zyrës Ligjore
E-mail: [email protected]
Tel:  038 200 14 856


Xhavit Bulliqi
Zyrtar i lartë ligjor
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 022


Besnike Mehmeti
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 072


Flurije Morina
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 822


Nafije Sejdiu
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 820


Valbona Fetahu
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 626


Nehat Pllana
Zyrtar i lartë ligjor
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 020


Alberita Hyseni
Zyrtare e lartë ligjore
E-mail: [email protected]
Tel: 038 200 14 019

Agjenda ditore

20 shtator 2017

20 1.Takim i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë.

VENDI:
Ndërtesa e Qeverisë- Salla P 38
KOHA: 10:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrat Valdrin Lluka dhe Albena Reshitaj vizitojnë “Trepçën”.

VENDI: Zyrat e menaxhmentit- (Parku Industrial Mitrovicë)
KOHA: 14:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO