Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim me...

Zyra për Komunikim me Publikun (ZKP)

1. Zyra për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit ushtron funksionet dhe përgjegjësit e Zyrës të përcaktuara me Rregulloren nr. 03/2011 për shërbimin e komunikimit qeveritar me publikun (05.04.2011), si në vijim:

1.1. planifikon dhe koordinon komunikimin qeveritar përmes bashkërendimit të planeve të komunikimit me planin vjetor të punës së ministrisë si dhe përgatit kalendarin e aktiviteteve të ardhshme;

1.2. kërkon informata në baza javore nga Zyrat për Komunikim me Publikun nëpër ministri lidhur me politikat dhe aktivitetet e tjera në ministri;

1.3. siguron, përmes një koordinimi efektiv, që zyrtarët e komunikimit nëpër institucionet qeveritare të informohen mbi deklaratat dhe aktivitetet e Qeverisë;

1.4. siguron që Zëdhënësi i Qeverisë dhe Kryeministri të informohen për çështjet dhe aktivitetet kryesore të Qeverisë;

1.5. informon publikun lidhur me punën dhe vendimet e Qeverisë, përmes zhvillimit të marrëdhënieve me mediet, si dhe organizimit të konferencave për shtyp, njoftimeve dhe intervistave në mediet;

1.6. planifikon zhvillimin e fushatave mediale dhe publicitare që përfshijnë ministri të ndryshme;

1.7. përgatit materiale të shkruara dhe elektronike për botim dhe shpërndarje
që njoftojnë publikun për aktivitetet e Zyrës së Kryeministrit, si dhe aktivitete të tjera qeveritare;

1.8. është përgjegjës për përditësimin, sigurimin e qasjes dhe kreditbilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare të Zyrës së Kryeministrit dhe menaxhon me e-mail adresën për komunikim me publikun;

1.9. ofron raportim të saktë medieve nga takimet e Kryeministrit me delegacione të nivelit të lartë brenda dhe jashtë vendit si dhe ofron raportim të saktë në media.

1.10. përgatit dhe arkivon materialet audio, video dhe fotografike nga aktivitetet e Kryeministrit dhe Qeverisë në përgjithësi;

1.11. ofron raporte të rregullta nga mediet vendore dhe ndërkombëtare për Kryeministrin, Zëdhënësin e Qeverisë dhe Ministritë;

1.12. përgatit raportin gjithëpërfshirës për zbatimin e Ligjit për Qasje në dokumente Publike;

1.13. përgatit program veprimi që duhen ndërmarrë nga institucionet për zbatimin e Ligjit për qasje në dokumente Publike;

1.14. kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara në Ligjin për qasje në dokumente publike për njësinë përgjegjëse për komunikim me qytetarë;

1.15. kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara me legjislacionin në fuqi;

1.16. ofron mbështetje administrative dhe teknike për komisionin e menaxhimit të veprimtarisë të fondit për përkrahjen e medieve minoritare, multietnike dhe grupeve tjera të veçanta në Kosovë.

2. ZKP kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së.

3. Numri i të punësuarve në Zyrën për Komunikim Publik është 6 (gjashtë) nëpunës civilë si në vijim:

3.1. Drejtor i Zyrës për Komunikim
Publik;

3.2. Koordinator i Zyrës për Komunikim Publik;

3.3. Zyrtar i lartë për komunikim me publikun;

3.4. Zyrtar i lartë për komunikim dhe trajtim të kërkesave për qasje në dokumente publike;

3.5. Zyrtar për komunikim me media dhe akreditim;

3.6. Menaxhere administrative e zyrës dhe mirëmbajtëse e ueb faqes së ZKM-së.

Tel: 038 201 14 803

Agjenda ditore

20 shtator 2017

20 1.Takim i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë.

VENDI:
Ndërtesa e Qeverisë- Salla P 38
KOHA: 10:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrat Valdrin Lluka dhe Albena Reshitaj vizitojnë “Trepçën”.

VENDI: Zyrat e menaxhmentit- (Parku Industrial Mitrovicë)
KOHA: 14:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO