Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Zyra për Publikimin e...

Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare (ZPGZ)

1. Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare, siç është përcaktuar në Ligjin nr. 03/L-190 për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 74, 20 korrik 2010), ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

1.1. Publikimin e akteve juridike, të cilat dërgohen në Zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare, në formë të shtypur dhe në formë elektronike, e të cilat akte i plotësojnë kushtet e përcaktuara më këtë ligj;

1.2. ZPGZ koordinon punën me gjitha Institucionet e vendit të nivelit: qendror, lokal, gjyqësor dhe institucionet tjera që obligohen t’i publikojnë aktet e tyre që i nxjerrin sipas ligjeve ne fuqi në Gazetën Zyrtare të Republikës se Kosovës.

1.3. Mbajtjen apo ruajtjen e fshehtësisë apo sekretit zyrtar, të të dhënave të ligjeve dhe akteve tjera deri sa ato nuk publikohen në Gazetën Zyrtare në formë
të shtypur dhe në formë elektronike;

1.4. Redaktimin teknik të versioneve përfundimtare të cilat publikohen në Gazetën Zyrtare në formë të shtypur dhe elektronike;

1.5. Lekturimi gjuhësor në gjuhën shqipe, si dhe përkthimi në gjuhën turke dhe boshnjake;

1.6. Publikimin e saktë dhe më kohë të akteve juridike në Gazetën Zyrtare në formë të shtypur dhe në formë elektronike;

1.7. Mban dhe përditëson regjistrin dhe data bazën e ligjeve;

1.8. Koordinimin e punëve me operatorin ekonomik i cili e bën botimin e Gazetës Zyrtare;

1.9. Koordinimin e punëve me operatorin ekonomik i cili e bën shpërndarjen e Gazetës Zyrtare;

1.10. Koordinimin e punëve me palët tjera me interes dhe donatorët e ndryshëm në bashkëpunim me
Kryeministrin;

1.11. Bashkëpunimin me institucionet kompetente shtetërore në sigurimin e ueb-faqes së Gazetës Zyrtare nga keqpërdoruesit e mundshëm dhe mirëmbajtjen e kësaj ueb-faqe;

1.12. Hartimin e planit afatgjatë strategjik të punës dhe aktiviteteve të zyrës;

1.13. Përgatitjen e raportit vjetor të punës dhe prezantimin e këtij raporti Kryeministrit.

2. Kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së .

3. Numri i të punësuarve në Zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare të Kosovës është 7 (shtatë) nëpunës civilë si në vijim:

3.1. Drejtor i Zyrës për publikimin e gazetës zyrtare;

3.2. Koordinator i Zyrës;

3.3. Lektor për gjuhë Shqipe;

3.4. Zyrtar i lartë në GZK;

3.5. Zyrtar i lartë për përkthim shqip-turqisht;

3.6. Zyrtar i lartë për përkthim shqip-boshnjakisht;

3.7. Zyrtar i lartë për mirëmbajtjen e ueb faqes në GZK.

Gazeta Zyrtare ka edhe Ueb faqen e vet zyrtare, www.ks-gov.net/gazetazyrtare/

KOSOVO IN UNESCO