Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Zyra për Qeverisje...

Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM)

1. Zyra për Qeverisje të Mirë, të drejtat e njeriut, mundësi të barabarta dhe kundër diskriminim (Zyra për Qeverisje të Mirë) ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
1.1. Ofron këshilla për Kryeministrin dhe njësitë përkatëse të
ZKM-së, në sferat e qeverisjes së mirë, të të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;

1.2. Mbikëqyrë dhe këshillon Ministritë në sferat e qeverisjes së mirë, të drejtave të njeriut, në mundësitë e barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;

1.3. Harton politika në sferën e qeverisjes së mirë, në sferën e të drejtave të njeriut, në mundësitë e barabarta dhe në çështjet kundër diskriminimit;

1.4. Shqyrton politikat e veprimit, projekt - legjislacionin e përgatitur nga organet qeveritare në pajtim me standardet e të drejtave të njeriut në fuqi dhe të praktikave të qeverisjes së mirë në bashkëpunim me Zyrën Ligjore dhe këshillon e i jep rekomandime Kryeministrit dhe ministrive përkatëse në përputhje me rrethanat;

1.5. Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave të komunikimit me publikun dhe të projekteve të tjera
promovuese për të nxitur vetëdijesimin e popullatës mbi standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, transparencës, etikës dhe llogaridhënies në administratën publike, qeverisjen e mirë, mundësitë e barabarta, kundër diskriminimi dhe parimet tjera të qeverisjes demokratike;

1.6. Konsultohet me përfaqësuesit e grupet e ndryshme të interesit dhe sipas nevojës krijon organe këshillëdhënëse për shqyrtimin e qeverisjes së mirë, për të drejtat e njeriut, për mundësitë e barabarta dhe çështjet kundër diskriminim;

1.7. Koordinon procesin e hartimit të politikave për përfshirje të shoqërisë civile në politikbërje dhe vendimmarrje, dhe përkrah bashkëpunimin qeveri – shoqëri civile;

1.8. Koordinon procesin e krijimit të sistemit të mbikëqyrjes dhe të raportimit për përfshirje të shoqërisë civile;

1.9.Siguron fuqizimin e bashkëpunimit, parteritetit, bashkërendimit të veprimeve
dhe gjithpërfshirjes ndërmjet institucioneve të qeverisë dhe shoqërisë civile, me qëllim të hartimit dhe zbatimit të politikave publike në të mirë të qytetarëve;

1.10. Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së nëpunësve civilë dhe publikut për qytetari aktive dhe demokraci pjesëmarrëse;

1.11. Monitorimi i hartimit dhe zbatimit të dokumenteve Strategjike kundër korrupsion, përcjellja e aktivitetet kundër mashtrimit dhe korrupsionit në Degën e ekzekutivit, si dhe vetëdijesimin i nëpunësve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit;

1.12. Zyra për Qeverisje të Mirë shërben si Sekretariat dhe Njësi koordinuese për trupa dhe mekanizma të ndryshëm Qeveritar, dhe shërben si Sekretariat i disa këshillave dhe komiteteve nacionale në fushën e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë.

2. Kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe
detyrat e përcaktuara nga Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së dhe Kryeministri.

3. Numri i të punësuarve në Zyrën për Qeverisje të Mirë është 8 (tetë) nëpunës civilë si në vijim:

3.1. Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë;

3.2. Koordinatori i Zyrës për Qeverisje të Mirë ;

3.3. Zyrtar i lartë për të drejta të fëmijëve;

3.4. Zyrtar i lartë për Qeverisje të Mirë;

3.5. Zyrtar i lartë për mundësi të barabarta dhe aftësi të kufizuara;

3.6. Zyrtar i lartë për mundësi të barabarta dhe minoritete;

3.7. Zyrtar i lartë për antidiskriminim;

3.8. Asistent Administrativ.

http://zqm.rks-gov.net/

KOSOVO IN UNESCO