Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i Përgjithshëm BreadCrumbTrailer Zyrat BreadCrumbTrailer Zyra për Buxhet dhe...

Zyra për Buxhet dhe Financa (ZBF)

1.  Zyra për Buxhet dhe Financa ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

1.1. ZBF bënë planifikimin e buxhetit të Zyrës së Kryeministrit;

1.2. Koordinon politikën buxhetore të ZKM-së në harmoni me Strategjinë buxhetore;

1.3. Zbaton politikat buxhetore të aprovuara në bazë të Ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike;

1.4. Koordinon planifikimin e buxhetit me njësitë buxhetore në kuadër të ZKM-së;

1.5. Kontrollon dhe harmonizon buxhetin e ZKM-së me njësitë e saj buxhetore dhe kornizën buxhetore të BKK;

1.6. Zbaton masat e kursimeve buxhetore të aprovuara nga Qeveria dhe zbaton dispozitat e kornizës dhe qarkoreve buxhetore;

1.7. ZBF harton raportet buxhetore për ZKM-në;

1.8. Bënë shpenzimin e buxhetit në harmoni me planet e ZKM-së;

1.9. Zbaton të gjitha vendimet e Qeverisë dhe të Kryeministrit lidhur me buxhetin e ZKM-së;

1.10. Harton Pasqyrat Financiare të ZKM-së së bashku me njësitë buxhetore në kuadër të ZKM-së;

1.11.Harton Planin e rrjedhjes së parasë;

1.12. Harton raportet e ndryshme periodike dhe vjetore në bazë të
kërkesave të ndryshme të LMFP dhe të Ligjit mbi qasjet në dokumente publike;

1.13. Zbaton politikën dhe procedurat e Thesarit mbi shpenzimin e buxhetit të ZKM-së;

1.14. Ndërmerr veprimet e nevojshme mbi kursimet buxhetore;

1.15.Informon Kabinetin e Kryeministrit dhe Sekretarin e ZKM-së mbi gjendjen buxhetore të ZKM-së, duke përfshirë edhe njësitë buxhetore të ZKM-së;

1.16.Informon njësitë buxhetore të ZKM-së mbi masat e domosdoshme mbi kursimet buxhetore;

1.17.Zbaton të gjitha vendimet e ndërmarra nga Kryeministri dhe Sekretari i ZKM-së lidhur me buxhetin.

2. Zyra për Buxhet dhe Financa kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me Ligjin nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe legjislacionin në fuqi, si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i
përgjithshëm i ZKM-së.

3. Zyra për buxhet udhëhiqet nga Zyrtari Kryesor Financiar dhe ka funksionet dhe përgjegjësitë që janë të përcaktuara me Ligjin nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Zyrtari Kryesor Financiar është pozitë e barasvlershme me drejtorin e zyrave.

4. Numri i të punësuarve në Zyrën për Buxhet dhe Financa është 7 (shtatë) nëpunës civilë si në vijim:

4.1. Drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa;

4.2. Udhëheqës i divizionit të financave;

4.3. Udhëheqës i divizionit të buxhetit;

4.4. Zyrtar i lartë për kontabilitet dhe të hyra;

4.5. Zyrtar i lartë për Financa dhe Arkëtar;

4.6. Zyrtar për Financa, dhe;

4.7. Zyrtar i pasurisë.

Tel: 038 201 14 846

Prapa

Agjenda ditore

17 janar 2017

Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, nesër më 17.01.2017 (e martë), mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj.
 
VENDI: Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.
KOHA: 12:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO