Ballina BreadCrumbTrailer Sekretar i...

Fitim Krasniqi Fitim Krasniqi Sekretar i Përgjithshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit është nëpunësi më i lartë civilë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe është udhëheqësi administrativ i Zyrës së Kryeministrit i cili i raporton drejtpërdrejtë Kryeministrit.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit:

siguron këshilla të politikave për Kryeministrin;
  
siguron që vendimet e politikave dhe masat tjera të Zyrës së Kryeministrit të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive;

siguron që masat zbatuese të Zyrës së Kryeministrit të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa korrigjuese në rast të pengesave;

menaxhon nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të Zyrës së Kryeministrit;

menaxhon financat dhe burimet tjera të Zyrës së Kryeministrit;

menaxhon rrjedhën e informacionit në ministri;

bashkëpunon dhe koordinon me sekretarët e ministrive tjera në bazë të rregullt;

koordinon raportin e Zyrës së Kryeministrit me organet e saj vartëse administrative.

Veprimtaria e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrisë zhvillohet në bazë të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës Rregullores së punës të Qeverisë së Kosovës 09/2011, Rregullores  Nr. 02/2011  e plotësuar dhe ndryshuar me Rregulloren 07/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, Rregullores nr. 2001/19 për Degën e Ekzekutivit, dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me sekretarët e përgjithshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, siguron që të gjitha veprimtaritë e Qeverisë të ushtrohen në pajtim të plotë me Rregulloren e Punës së Qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion ose person, përveç atyre që gëzojnë autoritetin e ministrisë së tij/saj;

Sekretari i Përgjithshëm po ashtu është përgjegjës për:

•    Pranimi në Zyrën e Kryeministrit të bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve.

•    Sigurimin e rekrutimit, organizimit, gradimit dhe menaxhimit të nëpunësve civilë të Zyrës së Kryeministrit në bazë të parimit të meritës; që do të thotë emërim i personit më të mirë për një pozitë në administratën publike si dhe njohje e rezultateve të nëpunësve civilë gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit drejtpërdrejtë mbikëqyrë dhe administron:

•    Sekretariatin Koordinuese të Qeverisë;

•    Zyrën për Ndihmë dhe Shërbime Juridike;

•    Zyrën për Planifikim Strategjik;

•    Zyrën për Qeverisje të Mirë;

•    Zyrën për Komunikim Publik;

•    Zyrën për Menaxhim dhe Administrimin e Gazetës Zyrtare të Kosovës;

•    Zyrën Administrative;

•    Zyrën për Buxhet dhe Financa;

•    Zyrën e Prokurimit Publik, si dhe

Pozicionet përkatëse që i përgjigjen direkt Sekretarit të Përgjithshëm

Njësia e Auditimit të Brendshëm

Koordinatorin për Integrim Evropian

Zyrtari i Lartë Certifikues

Arkivin e ZKM-së

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ndihmon në mbarëvajtjen e punëve të Agjencive përkatëse të Zyrës së Kryeministrit:

    Agjencisë për Barazi Gjinore;

    Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë;

    Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe

    Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, po ashtu  ndihmon në mbarëvajtjen e punëve të Zyrave në varësi të Kabinetit të Kryeministrit.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit

Për mbarëvajtjen e punëve dhe përgjegjësive të Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit funksionon Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm e cila udhëhiqet nga Shefi i Zyrës.

Numrat e kontaktit në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm janë:

Tel: + 381 38 201 14 076;

Tel: + 381 38 201 14 635

Fax : +381 38 200 14 671

Agjenda ditore

20 prill 2014

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri Blerand Stavileci, do të përurojnë fabrikën e djathit të dhisë “Mati-Com” në Kijevë të komunës së Malishevës (përballë postës).

Koha: 16:00

Shkruaj Kryeministrit