Lajme
KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
23.05.2013Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit lidhur me aktakuzat për krime lufte ndaj ish Komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së. më shumë
Kryeministri Thaçi: Insistimi në barabarësi të fajësisë është krim po aq i madh, sa edhe harresa e viktimave dhe arsyeve se pse ata u viktimizuan
23.05.2013Jemi sot këtu, që pas 70 viteve, t'i mbajmë në mend qytetarët tanë që u zhdukën për të mos u kthyer më, emra të përveçëm që hynë në historinë e njerëzimit si viktima të Holokaustit. Këtu afër përpara ishte në sinagogë, e cila u shkatërrua nga regjimi komunist, dhe prandaj këtu edhe simbolikisht po e vendosim këtë gurë që të mbahet në mend gjurma e diversitetit dhe gjurma hebreje, që ka qenë me shekuj të tërë prezentë në Kosovë. Ne, populli shumicë e kemi këtë obligim moral dhe politik. Në takime, në negociata, në dialog ne si liderë gjithmonë e kemi obligim të orientohemi kah qëllimi koncensual i kësaj shoqërie e që është integrimi euro-atlantik theksoi Kryeministri Thaçi në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, nëpër kampet e përqendrimit në Gjermani dhe pjesë të tjera të Evropës, si dhe për të nderuar hebrenjtë që kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në Kosovëmë shumë
Zëvendëskryeministrja Tahiri priti në takim kryetarin e Shoqatës së biznesmenëve RUMELİSİAD nga Bursa
23.05.2013Zëvendëskryeministrja Tahiri inkurajoi biznesmenët nga qyteti i Bursës në veçanti ata me origjinë shqiptare që të investojnë në shtetin e Kosovës, sepse Kosova si shtet i ri ka potenciale të mëdha njerëzore dhe resurse të shumta ekonomike. Krenohemi dhe frymëzohemi me shqiptarët tanë në Turqi, të cilët nuk e harruan origjinën dhe gjakun shqiptar, ndonëse u larguan nga trojet e tyre shumë kohë më parë, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri. më shumë
Kryeministri Thaçi ngushëllon Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e tornados, që ka goditur Oklahoman
21.05.2013Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve amerikanë, si pasojë e tornados, që ka goditur Oklahoman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.më shumë
Lajme



