Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

korrik 2012
H Ma E P Sh D
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Kryeministri Thaçi: Fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë - dëshmi se Kosova me sukses ka përmbyllur fazën e shtet-ndërtimit

06.07.2012

Kjo e arritur, është sukses i përbashkët i kosovarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Në këtë aspekt, ndihma e BE-së, SHBA-ve, dhe e të gjitha shteteve të cilat janë anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, ka qenë e pazëvendësueshme. Unë përfitoj nga ky rast që t’i falënderoj edhe një herë të gjitha shtetet që kanë qenë pjesë e procesit të gjatë të shtet-ndërtimit. Tani që jemi plotësisht të pavarur, përgjegjësia e jonë shtetërore është shumë më e madhe. Unë dua të ju siguroj të gjithë juve se institucionet e Kosovës do t’i zbatojnë në praktikë të gjitha obligimet e ndërmarrura që tashmë janë pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve moderne të Kosovës – theksoi kryeministri Thaçi në Samitin e Kroacisë, që po mbahet në Dubrovnik më shumë

Deklaratë e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, lidhur me mandatin e plotë të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga

06.07.2012

Kryemnistri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e plotë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.më shumë

Dorëzohen mbetje mortore të personave të zhdukur

06.07.2012

Mbetjet mortore të katër personave të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998-’99, të identifikuara përmes analizës së ADN-së, iu janë dorëzuar dje, më 5 korrik 2012, përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar të Republikës së Serbisë për Persona të Zhdukur. më shumë

previous

1-3 Nga 3

next