Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

mars 2017
H Ma E P Sh D
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

U mbajt mbledhja e Qeverisë së Kosovës

10.03.2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 136-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.më shumë

Kryeministri Mustafa priti sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannieri

10.03.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannieri. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e deritashëm në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë së Kosovës në vijim.më shumë

Komunikatë për Medie

10.03.2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjellur dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next

Agjenda ditore

17 janar 2018

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen këto aktivitete:

Ora 10:00 – bëhen homazhe te shtatorja e Skënderbeut.

Ora 15:00 – në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.

Ora 18:00 – hapet ekspozitë në Swiss Diamond, 55 portrete për 550-vjetorin.

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO