Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

prill 2017
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Kryeministri Mustafa: Qeveria e Kosovës do të vazhdojë investimet në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Dragashit

29.04.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Dragash ishte i pranishëm në fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Dragash-Shishtavec, pika kufitare me Shqipërinë, segment i kryqëzimit me rrugën R113, deri te pika kufitare Borje-Jazhincë.më shumë

Ministrja Edita Tahiri po qëndron në Izrael

29.04.2017

Ministrja për Dialog Edita Tahiri po qëndron në Izrael, me ftesë të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (INSS) në Tel Aviv, ku mori pjesë në seminarin për çështje të negociatave paqësore dhe ndërkulturore të organizuar nga ky institut. Folësit kryesor në këtë seminar ishin ministrja Edita Tahiri, ish-gjeneral majori izraelit dhe ish-Ambasador i Izraelit në Kinë, Matan Vilnai, profesori Iliai Alan dhe David Gordon, hulumtues dhe bashkëkryesues të seminarit në INSS.më shumë

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

28.04.2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 143-të me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.më shumë

Kryeministri Mustafa uroi Presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta

28.04.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar z. Ilir Meta, pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.Kryeministri Mustafa i ka uruar z. Meta suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë.më shumë

previous

1-4 Nga 63

next

KOSOVO IN UNESCO