Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

prill 2017
H Ma E P Sh D
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Kushtetuta, busulla e rrugëtimit të Kosovës drejt vlerave perëndimore, integrimeve evropiane dhe lirive universale

07.04.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në shënimin e Ditës së Kushtetutës, në 9 vjetorin e miratimit të saj.Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa e ka quajtur ditë shumë të rëndësishme për shtetndërtimin dhe demokracinë institucionale të Kosovës, miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila i vuri themelet e shtetit 9 vjet më parë.më shumë

Kryeministri Mustafa: Banka Botërore konfirmoi rritjen më të madhe ekonomike të Kosovës në rajon

07.04.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka përgëzuar kabinetin qeveritar për suksesin e arritur në zhvillimin ekonomik, që është konfirmuar në Raportin e Bankës Botërore, ku është konstatuar se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. më shumë

Zëvendëskryeministri Kuçi: Kushtetuta sublimon vullnetin e qytetarëve të Kosovës

07.04.2017

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë në ceremoninë solemne për shënimin e Ditës së Kushtetutës.Zëvendëskryeministri Kuçi, njëherit kryetar i Komisionit Kushtetues, kujtoi punën që është bërë në përmbushjen e vullnetit të qytetarëve, por edhe obligimeve ndërkombëtare që kishte Kosova në atë kohë. Edhe pas sfidimeve të Kushtetutës, zëvendëskryeministri Kuçi u shpreh i lumtur që ajo është pikë referente për të gjithë qytetarët. më shumë

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi agjendë kryesore e Qeverisë

07.04.2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, mbajti sot mbledhjen e 141-të me radhë, në të cilën ka miratuar Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës, si dhe vendime tjera nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.Pika e parë që mori aprovimin e Qeverisë ishte Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës 2017-2026, e cila synon krijimin e një sektori stabil të energjisë të favorshëm për mjedisin dhe shëndetin, në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenies shoqërore, në kuadër të një tregu të lirë dhe konkurrues.më shumë

previous

1-4 Nga 8

next

Agjenda ditore

25 shtator 2017

1. Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Policinë e Kosovës.

VENDI: Drejtoria e Policisë
KOHA: 10:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për shënimin e Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër.

VENDI:
Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 13:30

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO