Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

gusht 2017
H Ma E P Sh D
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031

Qeveria e Kosovës diskutoi rreth problemeve që lidhen me prodhimin e energjisë elektrike

02.08.2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, gjatë mbledhjes që ka mbajtur sot, ka diskutuar edhe rreth problemit të energjisë elektrike. Kryeministri Mustafa bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme për këtë çështje është diskutuar edhe me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, dhe drejtorin menaxhues të KEK-ut.më shumë

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

02.08.2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur sot mbledhjen e 151-të, të rregullt.Në këtë mbledhje, Qeveria mori vendim për aprovimin e Planit të tretë kombëtar të veprimit për efiçiencë të energjisë për periudhën 2016-2018. Objektiv i këtij plani është arritja e cakut indikativ të kursimit deri në vitin 2018 prej 9 për qind, respektivisht 92 kiloton ekuivalent, veçanërisht për sektorët e konsumit final të energjisë, amvisëri, shërbime, transport dhe industri.më shumë

Komunikatë për Medie

02.08.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktet ligjore në fuqi, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të kabinetit qeveritar të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës, për shkak të papajtueshmërisë së përcaktuar nga Kushtetuta.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next

KOSOVO IN UNESCO