Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Projektligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës

06.10.2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e saj të shtatë të rregullt në të cilën ka aprovuar Projektligjin per Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2017-2026, një varg nismash për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe vendime tjera të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.më shumë

Kryeministri Haradinaj: Kosova është e gatshme të respektoj të drejtat e komunitetit LGBTI

06.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Krenarisë, në kuadër të së cilës për herë të parë në Kosovë do të mbahet Parada e Krenarisë. më shumë

Kryeministri Haradinaj: Lirimi nga tatimi i akcizës dhe doganës për prodhuesit, lajm i mirë për ekonominë dhe prodhuesit në Kosovë

06.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka vlerësuar të rëndësishme miratimin e dy vendimeve nga Qeveria e Kosovës, njëri që e liron prodhuesin nga tatimi i akcizës për lëndën e parë që e përdor si burim energjie për prodhim dhe vendimi tjetër që e liron prodhuesin nga tatimi në doganë për lëndën e parë, gjysmë produkte që përdoren në proces të prodhimit, materiale përpunuese, makineritë prodhuese dhe pajisjet e teknologjisë së informacionit.më shumë

Kryeministri Haradinaj priti delegacionin e BERZH-it

06.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të BERZH-it, të kryesuar nga zëvendëspresidenti, Pierre Heilbronn, i cili shoqërohej nga Charlotte Ruhe, drejtoreshë e Bankës për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Oleg Levitin, zëvendësdrejtor për Qeverisje dhe Çështje Politike, si dhe Anca Ioana Ionescu, shefe e zyrës së BERZH-it, në Kosovë.më shumë

previous

1-4 Nga 6

next

Agjenda ditore

14 dhjetor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj  merr pjesë në konferencën “Bujqësi e qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

VENDI: Hotel Amazona
KOHA: 09:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë.

VENDI: Hotel Swiss Diamond
KOHA: 14:00

3. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi.

VENDI: Salla e Kuqe-Pallati i Rinisë
KOHA: 16:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO