Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

tetor 2017
H Ma E P Sh D
1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031

Kryeministri i Kosovës Haradinaj priti në takim Presidentin shqiptar, Meta

11.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e përgëzoi atë për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.më shumë

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

11.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, e përfaqësuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.më shumë

Kryeministri Haradinaj priti në takim ministrin e Jashtëm të Finlandës, Soini

11.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini.Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen e Finlandës për Kosovën në proceset e shtetformimit dhe angazhimin e saj për rrugën evropiane të vendit. Ai e vlerësoi edhe rolin e çmuar të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, si i dërguar i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, të zhvilluara në Vjenë.më shumë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur angazhohet në mënyrë aktive në nismën rajonale të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur për Bazën e të Dhënave të rasteve aktive të personave të zhdukur

11.10.2017

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, ka pritur sot në takim Drejtorin e Programeve për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, Matthew Holliday, ku është diskutuar mbi procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur si dhe shqyrtimin e mundësive për intensifikimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces.më shumë

previous

1-4 Nga 4

next

KOSOVO IN UNESCO