Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

Kryeministri Haradinaj: FSK-ja, adresë ku flitet vetëm për suksese

12.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Ministrinë e Forcës së Sigurisë, ku është pritur me nderime nga Togu Ceremonial i FSK-së.
Fillimisht, kryeministri Haradinaj pati një takim kokë më kokë me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Më pas, kryeministri zhvilloi një takim pune me drejtuesit e Ministrisë, eprorët e FSK-së, dhe pjesëtarë të ekipit këshillues ndërlidhës të NATO-s, ku u bë prezantimi me temën “FSK, dje, sot dhe nesër”.më shumë

Kryeministri i Kosovës Haradinaj priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të Kroacisë

12.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e gjashtë shoqatave të shqiptarëve të Kroacisë, Esad Çollakun, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Tom Kaqinarin, kryetar i Shoqatës së vullnetarëve të Kroacisë, Gjergj Kolëgjeraj, nënkryetar i Shoqatës shqiptare të mbrojtësve në Kroaci, Beshir Ziberi, kryetar i Bashkësisë shqiptare të Karllovcit, Pren Gjokaj, nënkryetar i Bashkësisë shqiptare të Istrës dhe Behar Mullajupi, kryetar i Shoqatës “Shkëndija”.më shumë

Kryeministri Haradinaj priti ambasadorin Dantchev

12.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dantchev.Në takim, kryeministri Haradinaj falënderoi ambasadorin Dantchev për përkrahjen që shteti i Bullgarisë ka dhënë për Kosovën në proceset integruese, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.më shumë

Kryeministri Haradinaj hap Zyrën e Prodhuesve Vendor në Qeveri

12.10.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.më shumë

previous

1-4 Nga 5

next

Agjenda ditore

14 dhjetor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj  merr pjesë në konferencën “Bujqësi e qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural”, organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

VENDI: Hotel Amazona
KOHA: 09:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e 15-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë.

VENDI: Hotel Swiss Diamond
KOHA: 14:00

3. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi.

VENDI: Salla e Kuqe-Pallati i Rinisë
KOHA: 16:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO