Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

dhjetor 2017
H Ma E P Sh D
123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Zëvendëskryeministri Limaj kërkon nga qendrat tregtare t’i hapin dyert për prodhimet vendore

06.12.2017

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim përfaqësuesit e qendrave tregtare në Kosovë. Gjatë takimit zëvendëskryeministri Limaj tha se Qeveria e Kosovës është e vendosur për të mbrojtur prodhimet vendore, duke kërkuar nga ta që t’iu japin hapësirën e duhur. më shumë

Kryeministri Haradinaj: Do të bashkëpunojmë ngushtë me përpunuesit e drurit

06.12.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në Konventën e Prodhuesve të Drurit.Kryeministri Haradinaj, fillimisht falënderoi studentët, të cilët kanë krijuar modele të ndryshme për prodhimet që do të jenë “Made in Kosova”, por edhe donatorët, veçanërisht USAID-in për kontributin e tyre dhënë kompanive të cilat merren me përpunimin e drurit.më shumë

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Lebet nënshkruan Amendamentin e Parë të Projekt- Marrëveshjes për Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra

06.12.2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e udhëhoqi takimin e Këshillit Ndërministror për Ujëra. Fillimisht kryeministri Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet nënshkruan Amendamentin e Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra. më shumë

Qeveria e Kosovës miraton kërkesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë për dërgimin e kontingjentit për operacione humanitare në Republikën e Shqipërisë

06.12.2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke gjykuar nga situata e krijuar nga vërshimet dhe përmbytjet në Republikën e Shqipërisë, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.më shumë

previous

1-4 Nga 4

next

Agjenda ditore

11 dhjetor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.
 
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:00
 
2.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Shkollën Ndërkombëtare “Maarif”.
 
VENDI: Prizren
KOHA: 12:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO