Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

janar 2018
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

U mbajt mbledhja e parë e Qeverisë së Kosovës në vitin 2018

04.01.2018

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e saj të 23-të, e para në vitin 2018. Në këtë mbledhje kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente dhe vendime të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.më shumë

Kryeministri Haradinaj: Gjakova do ta ketë mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Kosovës

04.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Komunën e Gjakovës, me ç ‘rast u prit nga kryetari i Komunës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim është biseduar për qeverisjen lokale, funksionimin dhe nivelin e ofrimit të shërbimeve, shkallën e transparencës, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.më shumë

Zëvendëskryeministri Limaj vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

04.01.2018

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Më këtë rast zëvendëskryeministri Limaj e ka uruar Nexhat Dacin për zgjedhjen në krye të këtij institucioni.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next

Agjenda ditore

17 janar 2018

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen këto aktivitete:

Ora 10:00 – bëhen homazhe te shtatorja e Skënderbeut.

Ora 15:00 – në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.

Ora 18:00 – hapet ekspozitë në Swiss Diamond, 55 portrete për 550-vjetorin.

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO