Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

janar 2018
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Kryeministri Haradinaj kërkon nga ZRrE kompensimin e qytetarëve

05.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), të kryesuar nga Arsim Janova, u.d. kryesues i Bordit, me të cilët ka biseduar rreth situatës më të fundit të energjisë elektrike në Kosovë.më shumë

Kryeministri Haradinaj: Qeveria e Kosovës do t’i ketë në fokus bujqit

05.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, vizitoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me ç’rast u prit nga ministri Nenad Rikallo dhe stafi i tij, të cilët e njoftuan për planet dhe projektet e kësaj ministrie. Pas takimit, kryeministri Haradinaj dhe ministri Rikallo, janë prononcuar për mediat e pranishme.më shumë

Zëvendëskryeministri Limaj: Fuqizimi i prodhimeve vendore mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës

05.01.2018

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, gjatë vizitës që i bëri Parkut të Biznesit në Drenas, ftoi qytetarët e Kosovës që t'i kthejnë sytë nga prodhimet vendore, ndërsa theksoi se institucionet publike e kanë për obligim që të lidhin marrëdhënie kontraktuese me prodhues vendorë.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next

Agjenda ditore

17 janar 2018

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen këto aktivitete:

Ora 10:00 – bëhen homazhe te shtatorja e Skënderbeut.

Ora 15:00 – në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.

Ora 18:00 – hapet ekspozitë në Swiss Diamond, 55 portrete për 550-vjetorin.

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO