Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

janar 2018
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Kryeministri Haradinaj priti në takim delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës

10.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të kryesuar nga Blerim Syla, me të cilët bisedoi për gjendjen në shëndetësinë kosovare dhe hapat e ndërmarrë për përmirësimin e saj. Në takim ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.më shumë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump uron Kryeministrin Haradinaj. Po ashtu, Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson falënderon Kryeministrin Haradinaj për luftën kundër terrorizmit

10.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, kanë pranuar telegram urimi me rastin e festave të fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump. më shumë

Kryeministri Haradinaj mbështet prodhuesit kosovarë të miellit për vendosjen e banderolave

10.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së prodhuesve të miellit, me të cilët bisedoi për situatën më të fundit në këtë sektor dhe për vendosjen e banderolave në produktet e miellit.më shumë

Kryeministri Haradinaj mbështet përfundimin e projektit për furnizimin me ujë të pijshëm të 100 fshatrave të Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit

10.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim menaxhmentin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, të udhëhequr nga drejtori Ismet Ahmeti. Në takim është biseduar për vazhdimin e fazës së dytë të zhvillimit të projektit për furnizim me ujë të pijshëm të 100 fshatrave në komunat Gjakovë, Rahovec dhe Prizren. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.më shumë

previous

1-4 Nga 4

next

Agjenda ditore

17 janar 2018

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen këto aktivitete:

Ora 10:00 – bëhen homazhe te shtatorja e Skënderbeut.

Ora 15:00 – në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.

Ora 18:00 – hapet ekspozitë në Swiss Diamond, 55 portrete për 550-vjetorin.

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO