Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

janar 2018
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Kryeministri Haradinaj: Miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, lajm i gëzueshëm për gjithë shqiptarët

11.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur lajmin për Miratimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë. Miratimi i këtij ligji, i jep gjuhës shqipe hapësirë më të madhe përdorimi, në të gjitha institucionet e këtij vendi. më shumë

Kryeministri Ramush Haradinaj u prit nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama

11.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në takim, të dy kryeministrat kanë biseduar për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.më shumë

Kryeministri Ramush Haradinaj u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

11.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri, me ç’rast është pritur nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe presidenti Meta biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri.më shumë

previous

1-3 Nga 3

next

Agjenda ditore

17 janar 2018

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen këto aktivitete:

Ora 10:00 – bëhen homazhe te shtatorja e Skënderbeut.

Ora 15:00 – në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.

Ora 18:00 – hapet ekspozitë në Swiss Diamond, 55 portrete për 550-vjetorin.

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO