Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

janar 2018
H Ma E P Sh D
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin për rritjen e pagave për 4% për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti

12.01.2018

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 24-të të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga kompetencat e saja kushtetuese dhe ligjore.Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.më shumë

Kryeministri Haradinaj falënderon qytetarët e Kukësit për mbështetjen dhënë Kosovës në të gjitha etapat historike

12.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi kryetarin për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.më shumë

Kryeministri Haradinaj priti në takim Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun

12.01.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim udhëheqësit e koalicionit fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës, Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun.
Në këtë takim, kryeministri është njoftuar për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. më shumë

previous

1-3 Nga 3

next

Agjenda ditore

17 janar 2018

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj,  në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen këto aktivitete:

Ora 10:00 – bëhen homazhe te shtatorja e Skënderbeut.

Ora 15:00 – në Teatrin Kombëtar të Kosovës, mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Në këtë Akademi do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre.

Ora 18:00 – hapet ekspozitë në Swiss Diamond, 55 portrete për 550-vjetorin.

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO