Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

shkurt 2018
H Ma E P Sh D
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728

SHBA-të të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën

08.02.2018

Ne ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar Wess Mitchell, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën. Kryeministri Haradinaj e vlerësoi lartë ndihmën e SHBA-së për Kosovën në çlirimin e saj dhe në shtetndërtim.Kryeministri Haradinaj tha se prania afatgjate e SHBA-së në Kosovë, edhe diplomatike por edhe ushtarake, e ndihmon jo vetëm vendin por edhe gjithë rajonin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.më shumë

Kryeministri Haradinaj takon Drejtorin e CIA, Mike Pompeo

08.02.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me Drejtorin e CIA, Mike Pompeo.Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale. më shumë

Haradinaj: Zëri i Amerikës ishte zë shprese në Kosovë

08.02.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot "Zërin e Amerikës" dhe u takua me drejtuesit e tij, drejtorin ekzekutiv të Bordit të Guvernatorëve, John Lansing dhe drejtorin e Divizionit të Euro Azisë së VOA-s, Elez Biberaj.
Kryeministri Haradinaj e vleresoi lart punën e mediave ndërkombëtare në pasqyrimin e të vërtetës në botë dhe në ndërtimin e standardeve profesionale duke i dhënë fuqi zgjimit demokratik sidomos në Europën Juglindore. më shumë

Hoxhaj në Parlamentin Evropian: Pa viza dialogu është i pakuptimtë

08.02.2018

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, po qëndron për vizitë në Strasbourg të Francës, ku ka zhvilluar takime të shumta me deputetë të Parlamentit Evropian. Në takimet me eurodeputetë, Hoxhaj ka deklaruar se dialogu me Serbinë varet nga liberalizimi i vizave për Kosovën.më shumë

previous

1-4 Nga 5

next

KOSOVO IN UNESCO