Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Lajme

shkurt 2018
H Ma E P Sh D
1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728

USAID-i partner i fuqishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës

17.02.2018

Ndihma që USAID-i ka dhënë për Kosovën që nga periudha e pasluftës e deri në ditët e sotme në të gjitha fushat, janë kontribut i drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Këtë falënderim në emër të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, e shprehu kryeministri Ramush Haradinaj në takim me Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman.më shumë

Faleminderit mik i shqiptarëve - Eliot Engel

17.02.2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve të shumta në shënim të përvjetorit të dhjetë të shtetësisë së Kosovës, sot ka pritur në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan Eliot Engel, i cili shoqërohej nga Jason Steinbaum, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, shqiptaro-amerikani Hajdar Bajraktari dhe personalitete të tjera. Kryeministri falënderoi kongresistin për përkushtimin e tij të pakursyer në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës. më shumë

Kosova është me fat që në 10 vjetorin e pavarësisë pret yllin e muzikës botërore, Rita Ora

17.02.2018

Në 10 vjetorin e pavarësisë, Kosova është shumë me fat që ka në mesin e saj yllin e Kosovës, yllin e muzikës botërore, Rita Ora, të cilën kryeministri Ramush Haradinaj, pas një takimi miqësor e ka falënderuar përzemërsisht për mundësinë që të jetë në festën e Kosovës me artin aq të mirë të muzikës që Rita e ka.më shumë

Ish-presidenti i ShBA-ve, George W. Bush përmes një mesazhi ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

17.02.2018

“Përshëndetje për qytetarët e Kosovës derisa festoni 10 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë.
Në vitin 2008, Presidenti Sejdiu ra dakord të merrte përgjegjësitë e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit për të promovuar lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Isha krenar që pranova kërkesën e tij që Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Dhjetë vjet më vonë, kjo ditë historike është një reflektim i angazhimit të vendit për të vazhduar ndjekjen e standardeve më të larta të dinjitetit njerëzor dhe për të çuar përpara çështjen e lirisë.më shumë

previous

1-4 Nga 49

next

Agjenda ditore

18 shkurt 2018

1.Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Japonisë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 08:30 (VETËM PAMJE)

2. Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 11:15 (VETËM PAMJE)

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO