Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Mustafa telegram ngushëllimi pas vdekjes së delegates së Kuvendit të Kosovës në vitet ’90, Kadrije Ismajli



shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 5 janar 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Ismajli pas ndarjes nga jeta të delegates së Kuvendit të Kosovës në vitet ’90, Kadrije Ismajli.

Në telegram, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Ismajli, për delegatët e Kuvendit të Kosovës si dhe kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Ilaz Ramajli.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka theksuar se zonja Ismajli dhe delegatët e tjerë të Kosovës në kohërat më të vështira dhanë kontribut historik në miratimin e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, duke rikonfirmuar vullnetin e paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka shprehur respektin e Qeverisë së Kosovës për të gjitha ato gra dhe burra, që kontribuuan në çfarëdo forme për realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë zonjën Kadrije Ismajli, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 dhe që miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik janë dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë” nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, më 2 korrik 2004.

Prapa

KOSOVO IN UNESCO