Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Komunikatë për Media

shkarko me rezolucion më të madh

 Prishtinë, 7 janar 2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes mekanizmave kompetentë institucionalë, po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave janë plotësisht të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin, gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për t’i dal në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate.
 

Prapa

Agjenda ditore

17 janar 2017

Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, nesër më 17.01.2017 (e martë), mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj.
 
VENDI: Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë.
KOHA: 12:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO