Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Mustafa uroi besimtarët ortodoksë të Kosovës me rastin e Festës së Krishtlindjeve Ortodokse

Prishtinë, 7 janar 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, ka uruar besimtarët dhe klerin ortodoks në Republikën e Kosovës.

Duke përcjell urimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Mustafa, ka shprehur dëshirën që kjo festë të forcojë edhe më tutje vlerat e paqes, dashurisë ndërnjerëzore, humanizmit dhe solidaritetit. 

“Urimet më të sinqerta për besimtarët ortodoksë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse”, thuhet në urimin e kryeministri Mustafa.

07.01.2017 23:18
Prapa

Agjenda ditore

11 dhjetor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.
 
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:00
 
2.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Shkollën Ndërkombëtare “Maarif”.
 
VENDI: Prizren
KOHA: 12:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO