Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Fjala e ministres për Dialog Edita Tahiri me rastin e vënies së gurthemelit të pikëkalimit kufitar në Merdarë

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 16 shkurt 2017

I nderuar President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,
I nderuar Kryeministër, Isa Mustafa,
E nderuara shefe e misionit të Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova,
Të nderuar zëvendëskryeministër Kuçi, Ministrat Hoxhaj, Hyseni, Bajrami, Hoti, shefja e EULEX-it, përfaqësueses të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ambasadorë të nderuar, anëtarë të bordit të Projektit, anëtarë të Grupit qeveritar për IBM,
Zonja dhe zotërinj,

Menaxhimi i kufijve sipas standardeve evropiane demonstron përkushtimin e shtetit tonë për integrime evropiane dhe euroatlantike. Republika e Kosovës është ndër shtetet e para të rajonit e cila ka vendosur dhe zbaton politikat e menaxhimit të integruar të kufijve, si një model i avancuar i kontrollit të kufijve, në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe për një lëvizje më të lirë për njerëzit, idetë dhe mallrat. Ne po konsolidojmë standardet evropiane në fushën e kontrollit kufitar me gjithë shtetet fqinje, për të rritur sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë. Por edhe më shumë, ne po ndërtojmë vlera shtetërore, të qëndrueshme dhe moderne. Ne po bëjmë progres për të jetësuar vizionin tonë euroatlantik, prandaj presim mbështetjen e merituar për të përshpejtuar integrimin e Kosovës në BE, NATO, OKB dhe institucione tjera relevante. 

Vënia e gurthemelit për ndërtimin e pikëkalimit të përhershëm kufitar këtu në Merdarë, është dhurata jonë për ditëlindjen e nëntë të shtetit tonë të ri. Ky është një gur më shumë në themelet e shtetit, sovranitetit dhe prosperitetit.
Ky është rezultat i dialogut të për fqinjësi të mirë dhe paqe që po e zhvillojmë në Bruksel. Është rezultat i Marrëveshjes së IBM-it me të cilën vendosëm kufijtë ndërshtetëror mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjes së fuqishme të SHBA-ve.

Që nga viti 2011 kur e kemi arritur këtë marrëveshje, autoritetet shtetërore kufitare të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë kanë rritur bashkëpunimin me qëllim të kontrollit sa më të mirë të kufirit, duke përmirësuar dukshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve si dhe duke detektuar dhe penguar dukuritë negative kufitare, në dobi të dyja shteteve.
Me këtë rast dëshiroj të falënderoj Bashkimin Evropian për mbështetjen e projekteve për ndërtesat e përhershme kufitare përfshirë dhe financimin e tyre, për gjashtë pikëkalimet kufitare.
Projekti i PKK në Merdarë është më i madhi prandaj e kemi nisur të parin. Ky PKK ka rëndësi madhore për infrastrukturën dhe konektivitetin rajonal të shtetit tonë, duke marrë parasysh autostradat dhe korridoret rrugore rajonale që kalojnë përmes tij. Duke marrë parasysh sukseset tona në ndërtimin e infrastrukturës së rrugëve dhe autostradave, infrastruktura moderne e pikëkalimit kufitar në Merdarë që po e fillojmë sot është edhe një sukses i madh i Qeverisë së Kosovës.
Bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe UNOPS-it si partner implementues i përzgjedhur nga BE ka qenë i shkëlqyeshëm për realizimin e projektit, dhe i tillë do të vazhdoj edhe në fazat e ndërtimit. Ne po punojmë intensivisht për vënien e gurthemelit edhe në dy pikat tjera kufitare ku Kosova është shtet mikpritës, Bërnjak dhe Mutivodë, ndërsa për tre të tjera do të jetë pala e Serbisë.

Dua ta bëj një falënderim të veçantë për Grupin punues qeveritar për IBM, gjithë anëtarëve të saj, Bordit të projektit të përbërë nga Ministria e Dialogut, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, AVUK, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX-i.
Në fund dua ta ndaj me ju një storie nga negociatat e IBM-it në Bruksel. Unë kam pasur një kolonel të nderuar në delegacion, por të cilin e shpalla gjeneral në grupin punës, në emër të reciprocitetit me palën tjetër. Ai është kolonel Guda. Që nga ajo ditë është gjenerali im.

Urime të gjithëve. Urime 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Ju faleminderit!

16.02.2017 14:46
Prapa

Agjenda ditore

20 shtator 2017

20 1.Takim i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me ambasadorët e BE-së, të akredituar në Kosovë.

VENDI:
Ndërtesa e Qeverisë- Salla P 38
KOHA: 10:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me ministrat Valdrin Lluka dhe Albena Reshitaj vizitojnë “Trepçën”.

VENDI: Zyrat e menaxhmentit- (Parku Industrial Mitrovicë)
KOHA: 14:00

 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO