Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kumtesë e Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 shkurt 2017

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës njofton opinionin se sot më 16.02.2017 mbajti takimin e radhës, në të cilin i prezantoi materialet dhe gjetjet nga terreni lidhur me verifikimin e segmenteve dhe pikave me të cilat vërtetohet mbulueshmëria me dokumentacion administrativ dhe hartografik. Pas prezantimit të tyre u zhvillua një debat i gjerë.

Komisioni më 21 shkurt 2017, në ora 10:00, në mjediset e ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të prezantojë draftin e  raportit të punës së tij, me të gjitha materialet dhe rezultatet. Para hartimit të raportit përfundimtar për Qeverinë e Republikës, e cila edhe e ka themeluar Komisionin e ekspertëve për të bërë matjen e territorit të Republikës, Komisioni do t’i ofrojë opinionit për diskutim publik gjithë dokumentacionin dhe gjetjet profesionale, shkencore dhe menaxheriale që lidhen me madhësinë territoriale të Kosovës. Komisioni mirëpret çdo dëshmi, vërejtje dhe sugjerim të mbështetur në fakte profesionale dhe shkencore.

Diskutimi publik do të zgjasë nga 21- 24 shkurt 2017, nga ora 10:00-15:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Për Komisionin e ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës:
Dr. Tomor Çela, zëdhënës
Prapa

Agjenda ditore

28 mars 2017

1.Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri pret në takim Zëvendës ndihmës Sekretarin e SHBA z. Hoyt Yee.
 
VENDI: Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i tretë
KOHA: 15:00 (VETËM PAMJE)
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO