Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Mustafa në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë

shkarko me rezolucion më të madh

Sarajevë, 15 mars 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të marrë pjesë në Takimin e Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, që do të zhvillohet nesër në Sarajevë.

Në këtë takim, ku pritet të jenë të pranishëm homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutohet për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme.

Ky takim, mbahet në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë.

Prapa

Agjenda ditore

22 gusht 2017

NJOFTIM PËR MEDIA

Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Agjendë:


08:30 - Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari"

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

(13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 - Ceremonia e varrimit


 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO