Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Mustafa nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Evropiane të Investimeve

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Trieste, 13 korrik 2017

Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendës presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Dario Scannapieco, kanë nënshkruar në Trieste Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve, e cila do të mundësojë përfshirjen e BEI-së në përgatitjen dhe financimin e projekteve të përzgjedhura përbrenda listës prioritare që përkojnë me objektivat zhvillimore të Kosovës.

Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane e Investimeve kanë identifikuar fushat kryesore të bashkëpunimit dhe përfshijnë: transportin, energjinë, infrastrukturën komunale dhe mjedisore, arsimin, shëndetësinë, strehimin social, bujqësinë, si dhe mbështetjen e sektorit privat.

Gjatë takimit është theksuar përkrahja e mëtejme e Bankës Evropiane për Investime për shumë projekte të rëndësishme në Kosovë, si dhe u diskutua për rehabilitimin e linjave hekurudhore, rrugëve automobilistike, për projekte të mundshme në shëndetësi, në sektorin e ujërave dhe ngrohjes qendrore, për bashkëpunimin me sektorin privat e në fusha të tjera.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Triestes, ku ishin të pranishëm liderët e shteteve kryesore të BE-së si dhe kryeministrat e rajonit, kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar takime të ndara edhe me komisionerë të BE-së, zëvendës presidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Cyril Muller dhe personalitet të tjera, të cilët kanë vlerësuar se rritja ekonomike e Kosovës është rezultat i lidershipit të kryeministrit Mustafa, duke shprehur besimin që edhe qeveritë tjera të ndjekin shembullin e Qeverisë Mustafa dhe të kujdesen për financat publike.

Prapa

Agjenda ditore

22 gusht 2017

NJOFTIM PËR MEDIA

Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Agjendë:


08:30 - Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari"

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

(13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 - Ceremonia e varrimit


 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO