Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 11 gusht 2017

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 152-tën me radhë.

Në hyrje të mbledhjes, kryeministri Mustafa, njoftoi kabinetin qeveritar me ndryshimet e bëra në Qeveri, pas zgjedhjes së disa ministrave për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. “Janë këtu prezent disa prej plotësimeve që janë bërë dje, që praktikisht i kemi përmbyll dhe nuk e kemi lënë asnjë ministri pa mbulesë. Është zëvendësministri i Punëve të Jashtme i cili është autorizuar të kryej detyrën e ministrit, Emanuel Demaj. Është Kurtan Kajtazi prej Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili poashtu sot e ka marrë autorizimin që të ushtroj detyrën e ministrit dhe kemi Valentin Toçi, i cili tani është në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kështu që të gjithë sektorët i kemi të mbuluar me përgjegjës, përderisa të kemi punë, atëherë ë bëjmë këtë punë dhe e përmbyllim në mënyrë komplete”, tha kryeministri Mustafa.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna e Obiliqit.

Në arsyetimin e kësaj pike, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se sipas propozimit të Departamentit të shpronësimit, Qeveria e Republikës së Kosovës më datën 21.07.2017, ka miratuar vendimin nr. 05/150 për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore, eksploatimit të  thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK sh.a., zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna e Obiliqit. “Departamenti i shpronësimit pranë ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pasi ka konstatuar përmbushjen e dispozitave ligjore 8, 4, 9, 10, të Ligjit për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të nxjerrë vendimin ekzekutiv, me të cilin miratohet vendimi preliminar për ligjshmërinë e procesit të shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Komuna e Obiliqit, sipas tabelës së bashkëngjitur të këtij vendimi. Materiali i propozuar me të cilin kërkohet që të shqyrtohet dhe të nxjerrët vendim nga Qeveria e Republikës së Kosovës është në harmoni dhe në përputhje të plotë me nenin 19 të Rregullores së punës të Qeverisë së Kosovës nr. 09/2011 dhe kërkoi që të miratohet”, tha ministri Shala.

Kryeministri Mustafa, lidhur me këtë tha se është një proces për të cilin të dy ministritë, veçmas ajo e Mjedisit, por edhe ajo e Zhvillimit Ekonomik e kanë koordinuar me KEK-un. “Procedurat janë kryer në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Unë mendoj se me këto procese ne mund të krijojmë kushte ligjore që të veprohet në terren dhe të evitohet problemi i krizës për të cilën është folur mjaft shumë, sa i përket sigurimit të thëngjillit për prodhimin e energjisë elektrike dhe unë falënderoj ministritë që e kanë kryer punën e vet, por edhe menaxhmentin e KEK-ut në proceset e fundit që i ka bërë. Do të ishte mirë që në përfundimet e sotme të konstatojmë që poashtu duhet të merret parasysh neni 15 i Ligjit për Shpronësime në procedurat e mëtutjeshme dhe që janë kushtet me të cilat ne e aprovojmë këtë vendim preliminar, organet t’i zhvillojnë procedurat sipas këtij vendimi preliminar dhe të vijmë deri të vendimi përfundimtar, në kohën e caktuar ligjore”, tha kryeministri Mustafa, duke shtuar se qëllimi themelor sot ka qenë që të merret ky vendim, në mënyrë që t’i zëmë afatet, sepse ashtu siç janë zotuar ministritë edhe e kanë përmbush detyrimin e tyre.

11.08.2017 23:01
Prapa

Agjenda ditore

24 nëntor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:30

2. Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve.

VENDI: Zyrat e AKB-së (Lagja Tophane)
KOHA: 13:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO