Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Haradinaj priti udhëheqësit e katër OVL të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit

shkarko me rezolucion më të madh

Pensionet e veteranëve do të paguhen me rregull sipas ligjit, sepse vonesat që po ndodhin tani janë të pajustifikueshme, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj gjatë pritjes që u bëri udhëheqësve të katër Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, nga rajoni i Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj (Deçan), Bekë Berisha (Istog), Gazmend Syla (Pejë) dhe Sadri Hoxha (Gjakovë).

Me konstituimin e organeve te Kuvendit, duhet të bëhet rishikimi i buxhetit që pensionet e veteranëve të mos paguhen në mënyrë të pjesshme por të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë.

Katër kryetarët e OVL të UÇK-së e përgëzuan kryeministrin për detyrën e re duke i ofruar bashkëpunim të plotë.

Kryeministri Haradinaj tha se do ta ketë parasysh rrugën e lirisë të cilën e kaluan së bashku, prandaj do të jetë gjithnjë pranë tyre në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen ata.

Kryeministri Haradinaj e ka caktuar Gazmend Sylën këshilltar politik të kryeministrit dhe drejtor të Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
13.09.2017 07:50
Prapa

Agjenda ditore

19 tetor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Valën dhe Telekomin e Kosovës.

VENDI:
Ndërtesa e PTK-së
KOHA: 09:30

2. Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 13:00
 

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO