Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Hardinaj u takua me diplomatin e Mbretërisë së Bashkuar, Simon McDonald

shkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 13 shtator 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me Nën-Sekretarin Permanent dhe Udhëheqësin e Shërbimit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Simon McDonald, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizitë rajonale.

Ata diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale në vend, me theks të veçantë krijimin e institucioneve të reja, sfidat dhe angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në rrugën drejtë zhvillimit ekonomik, sundimit të ligjit, dhe integrimit ndërkombëtar të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi Nën-Sekretarin McDonald për rolin dhe kontributin e Britanisë së Madhe në të gjitha etapat e zhvillimeve për Kosovën.

Nën-Sekretari McDonald ritheksoi vullnetin dhe gatishmërinë e Britanisë së Madhe, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e ngushtë bilateral ndërmjet dy shteteve.

 

13.09.2017 18:34
Prapa

Agjenda ditore

24 nëntor 2017

1.Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:30

2. Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve.

VENDI: Zyrat e AKB-së (Lagja Tophane)
KOHA: 13:00

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO