Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Haradinaj pranon urim nga kryeministri i Finlandës, Juha Sipila

Prishtinë, 13 shtator 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë telegram urimi nga kryeministri i Finlandës, Juha Sipila për detyrën e re në krye të Qeverisë.

Në telegramin e urimit thuhet:

Shkëlqesia e tij,
Ramush Haradinaj
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Në emër të Qeverisë së Finlandës, dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë t'ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e emërimit tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe për emërimin e kabinetit tuaj të ministrave.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Finlandës dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe shpresoj që të vazhdojë ky bashkëpunimi midis vendeve tona. Finlanda mbështet plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës.

Unë pres që të bashkëpunoj me ju dhe ju uroj shumë suksese në zbatimin e përgjegjësive të rëndësishme si Kryeministër.
Ju lutem, Shkëlqesia juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta.

Juha Sipila
Kryeministër i Republikës së Finlandës

13.09.2017 19:10
Prapa

Agjenda ditore

25 shtator 2017

1. Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Policinë e Kosovës.

VENDI: Drejtoria e Policisë
KOHA: 10:00

2. Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për shënimin e Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër.

VENDI:
Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 13:30

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO