Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri i Kosovës Haradinaj priti në takim Presidentin shqiptar, Meta

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 11 tetor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e përgëzoi atë për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.

Kryeministri i Kosovës Haradinaj dhe Presidenti shqiptar Meta, biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe për rrugën e përbashkët europiane të dyja vendeve.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë janë shembull në rajon dhe sidomos në fushën e zhvillimit dhe shkëmbimit ekonomik.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shkëmbejnë përvojat e tyre në proceset integruese dhe në këtë kontekst është e pazëvendësueshme ndihma e Shqipërisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka hyrë në një dinamikë të re për sa i përket zbatimit të MSA-së dhe në përshpejtimin e procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.

Presidenti Meta nga ana e tij u zotua se shteti shqiptar do të vazhdojë me ndihmën e pakursyer dhe të gjithanshme për Kosovën, sidomos në agjendën euroatlantike.

Për Presidentin Meta, gjetja e një zgjidhjeje për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi si dhe dialogu me Serbinë janë çelës i suksesit të Kosovës në rrugën e saj integruese në BE. 

11.10.2017 18:05
Prapa

KOSOVO IN UNESCO