Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Kryeministri Haradinaj takoi Kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 13 nëntor 2017

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Kryetarin e Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq.

 

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve si dhe marrëdhëniet ndërmjet dyja shteteve, Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

 

Kryeministri Haradinaj dhe kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës Vujiçiq kanë biseduar për nevojën e avancimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve.

 

Slobodan Vujiçiq ka riinicuar idenë e zbatimit të strategjisë për integrimin dhe afirmimin e malazezëve në Kosovë.

 

Gjithashtu u theksua nevoja për hapjen e një qendre për malazezët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

 

Kryeministri Haradinaj i dha mbështetje afirmimit të mëtejshëm të vlerave të popullit malazezë që jeton në Kosovë.

13.11.2017 16:08
Prapa

KOSOVO IN UNESCO