Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi vendimin për rritjen e pagave për 4% për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Prishtinë, 12 janar 2018


 
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbledhjen e 24-të të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga kompetencat e saja kushtetuese dhe ligjore.
Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:
1.      Fehmi Mehmeti
2.      Shkëndije Himaj
3.      Besnik Bislimi, dhe
4.      Safet Merovci
 
Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit nr.06/98 të Qeverisë së Kosovës të datës 29 qershor 2016, për emërimin e zëvendësdrejtorit për Shërbime të Navigacionit Ajror për çështje operative dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror për çështje financiare administrative.
Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën për miratimin e buxhetit për komunën e Lipjanit pas aprovimit të buxhetit për vitin 2018 nga Kuvendi Komunal i Lipjanit, me datë 18.12.2017. Ky aprovim i buxhetit ka qenë i nevojshëm, pasi që Asambleja Komunale e Lipjanit është vonuar në aprovimin e buxhetit brenda afatit ligjor.
Qeveria ka aprovuar vendimin për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 janar 2018 për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës prej 4% mbi pagën bazë duke përfshirë mjetet financiare prej 30 euro për punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës si dhe 44 euro për punëtorët shëndetësorë. Rritja aplikohet edhe në shpërblimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në këtë ngritje nuk do të përfshihen të gjithë ata që kanë përfituar ngritjen e pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 20 dhjetor 2017.
 
Me vendimin e miratuar në mbledhje të Qeverisë së Kosovës janë ndarë mjete financiare në shumë prej 54,850,00 (pesëdhjetë e katërmijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro, për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin multikulturor “Flaka e Janarit” 2018, në Komunën e Gjilanit.
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit Këshillëdhënës të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Bordi Këshillëdhënës do të jetë në këtë përbërje:
1.      Izedin Bytyqi-MPMS,
2.      Hysnije Maloku- MF,
3.      Rexhep Bllaca-MTI,
4.      Veton Alihajdari-MASHT,
5.      Veton Firzi-MKRS,
6.      Lah Nitaj-Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
7.      Avni Ajdini -BSPK,
8.      Safet Gerxhaliu-OEK,
9.      Sazan Ibrahimi-Asociacioni i Komunave të Kosovës.
 
Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Qendrat për Punë Sociale në komunat e Republikës së Kosovës caktohen si institucione përgjegjëse për vlerësimin e kategorive sociale që do të lirohen nga pagesa e premiumeve dhe bashkë pagesave, nëse identifikohen si të varfra sipas kritereve të Testit të Varfërisë.
Është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, Zonat Kadastrale Nikaj dhe Soponicë, Komuna e Kaçanikut dhe Zona Kadastrale Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit.
Është miratuar edhe vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendra Multifunksionale” sh.a Mitrovicë, me 100% pronare të aksioneve nga KK Mitrovicë.
 
Qeveria e Kosovës ka formuar komisionin ndërministror për shënimin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Komisioni është i mandatuar t’i bëj të gjitha parapërgatitjet si dhe agjendën e shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Komisioni përbëhet nga:
1.      Jahja Lluka, Këshilltar i Kryeministrit;
2.      Sekretari i ZKM;
3.      Ministri i MKRS;
4.      Sekretari i MKRS;
5.      Ministri i MASHT;
6.      Sekretari i MF;
7.      Përfaqësues nga Presidenca;
8.      Përfaqësues nga Kuvendi;
9.      Përfaqësues nga Kuvendi Komunal.
Kryeministri Haradinaj ka informuar kabinetin qeveritar me procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë, dhe ka propozuar që të emërohet shefi i delegacionit të Kosovës për negociata me Serbinë. Qeveria ka aprovuar propozimin e kryeministrit që Avni Arifi të jetë shef i delegacionit kosovar në këto bisedime me ndërmjetësimin e Brukselit.
 
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka informuar kabinetin qeveritar rreth procesit të përmbylljes së Misionit të EULEX-it në Kosovë, si dhe hapat që janë marr për plotësimin e vakumeve ligjore. Janë evidentuar 8 ligje që duhet të plotësohen dhe ndryshohen në këtë proces. Ministri i Drejtësisë ka propozuar edhe plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për përbërjen e Komitetit drejtues për implementimin e Strategjisë Kombëtare për të drejtat pronësore.
 
Kabineti qeveritar i ka dhënë mbështetje propozimit të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, për ndarjen e mjeteve në shumën prej 65 mijë euro, për të mbështetur funksionimin e Qendrave për strehimin e viktimave të dhunës në familje. Gjithashtu me propozimin e ministrit Reçica është marrë vendim për ngritjen e shumës së kompensimit për skemat e ndihmave sociale për 20 për qind, sipas numrit të anëtarëve të familjes, duke filluar nga 01.01.2018.
 
Me propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, janë miratuar: Udhëzimi Administrativ për mënyrën e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme në pronësi të ndërmarrjeve publike për zhvillimin dhe realizimin e projekteve për investime strategjike, dhe Udhëzimi administrativ për mënyrën dhe metodat e verifikimit të përmbushjes së kritereve për përcaktimin e statusit të investitorit strategjik.

12.01.2018 17:44
Prapa

Agjenda ditore

18 shkurt 2018

1.Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Japonisë.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 08:30 (VETËM PAMJE)

2. Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Robert Karem.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 11:15 (VETËM PAMJE)

Shkruaj Kryeministrit

KOSOVO IN UNESCO