Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Senatori Dole kishte rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës

shkarko me rezolucion më të madh

Washington, 9 shkurt 2018


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar ish-senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e SHBA-ve për Kosovën, po ashtu edhe rolin e çmuar dhe të pazëvendësueshëm të Senatorit Dole në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Populli dhe institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për ndihmën e miqve tanë amerikanë për lirinë dhe pavarësinë dhe tani për rrugën e zhvillimit ekonomik të Kosovës\", tha kryeministri Haradinaj në takim me ish Senatorin Dole.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Senatorin Dole edhe për sukseset dhe vështirësitë e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.




 

09.02.2018 21:37
Prapa

KOSOVO IN UNESCO