Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Ushtria amerikane nderon Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

shkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madhshkarko me rezolucion më të madh

Iowa, 11 shkurt 2018


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur sot në mënyrë madhështore nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti  i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, nga Gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”.

“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, ushtrisë amerikane.Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale, sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Hawk”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

 

11.02.2018 22:25
Prapa

KOSOVO IN UNESCO