21.09.2018

Fjala e kryeministrit Haradinaj në Akademinë Përkujtimore për Heroin e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Dëshmorin Qazim Jakupi

Prishtinë, 21 shtator 2018

Shqiptarët, jeta i ka përpjekur dhe i ka ndarë e i ka kthyer në shtegtarë. Disa prej tyre, në kohëra të caktuara, rrugët e jetës i kanë nxjerrë në skaje të larta, por çdo shqiptar në jetën e vet që nga lindja e deri në amshim një gjë e ka të përbashkët me çdo shqiptar tjetër: atdheun, tokën e të parëve të tij. Është diçka e nderit të posaçëm sot për të gjithë ne që jemi këtu që ta vëmë drejtësinë në vend që ta kthejmë në atdheun e tij në këtë rast atdheut ku jetojnë shqiptarët në Prishtinë, heroin tonë, kolonelin, ministrin e kohës së luftës, z Ahmet Krasniqin.

Nuk kam pasur rast ta njoh si bashkëluftëtar, por vet fakti që është i shtëpisë së Aziz Zhilivodës, flet shumë.

E kam thënë edhe njëherë tjetër, rruga jonë deri në liri ka qenë shuamë e gjatë, shumë e vështirë, më shume paqartësi , mos të them edhe me edhe me plotë vuajtje, por secili nga ne që kemi bërë hap në rrugën drejt lirisë, vërtetë e ndjejmë edhe hapin e tjetrit, kushdo qoftë ai, jo vetëm të luftës, pushkës, por edhe penës, çdo veprimtari që ka ndihmuar ardhjen deri liria.

Duhet ta gjejmë guximin si një popull që ka kaq rrugë të gjatë deri në liri që në kohën e lirë, pra në lirinë tonë t’i nderojmë pa asnjë hezitim atë që kanë bërë vepra, ata që kanë bërë hapa, punë, rrugë, kanë derdh gjak e dije për mundin, sakrificën dhe mundin, por edhe kontributin, sepse nuk do të ishim të lirë pa gjithë sakrificën e tyre.

Kësioj, Ahemt Krasniqi sot kthehet në Prishtinë, është afër presidentit Rugova, është afër bashkëluftëtarëve tjerë të UÇK-së, pra te cilitdo rrugëtim deri në liri e flijim të cilësdo rrugë që kanë bërë ata e bashkë dhe jo vetëm kaq, mendoj se është edhe një simbolik që bashkë me ta kthehet edhe Qazim Jakupi, i cili po ashtu iu kushtua lirisë, një komandant i zoti, i cili çdo herë afër ka bashkëluftëtar, ka njerëz që janë nisë rrugës së lirisë.

Si kryetar i Qeverisë, mendoj se Ministria e Mbrojtjes, ministri Berisha, (kjo që është një etapë kohore dhe kur ndodhesh aty të në kohë të bien disa punë hise) i ka rënë hise me përkrahë dhe mbështetë edhe bartjen e bashkëluftëtarëve tanë nga Polaci në Morinë, që është një nder i posaçëm, janë komandantë të zotë aty, do ti nderojmë në mënyrën më të mirë.

Njëkohësisht, tani edhe kjo që po ndodh sot dhe së shpejti edhe rivarrimi i Ilir Konushevcit.
Me gjithë këtë, mendoj se ne po tregojmë si popull se nuk është rastësi që e kemi lirinë, shtetin institucionet dhe qe jemi vetë. Kuptohet rruga jonë për ta ndërtuar lirinë s’ka me qenë e lehtë, por duhet të jemi bashkë e të gjejmë mënyra të ndihmojmë atdheun tonë, vendin tonë, atdheun e dëshmorëve që të ecë përpara në rrugën e vet drejt BE-së dhe NATO-s, duke shprehur respektin më të madh për heroin tonë dhe tani heroin e shpallur Qazim Jakupin.

Ju falënderoj të gjithëve për respektin për vlerat e, lirisë, lavdi e përjetshme.

Agjenda

Të gjitha