01.08.2018

Fjala e Kryeministrit Haradinaj në Koncertin në Skenderaj në kuadër të Manifestimit Ditët e Diasporës

Skenderaj, 1 gusht 2018

Mirë se ju gjej Drenicë,
I nderuar president i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia Juaj, z.Hashim Thaçi,
I nderuar kryetar i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari,
I nderuar kryetar i Komunës së Drenasit, z.Ramiz Lladrovci,
Të nderuar kolegë të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë,
I nderuar Pandeli Majko, që poashtu je edhe bashkëqytetar yni,
I nderuar ministër Gashi,
I nderuar dhe i respektuar, zëvendëskryeministër Pacolli,
Komandantë të nderuar,
Bashkatdhetarë, jo vetëm ju që jeni prezent sot në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, por gjithë ju kudo që na përcillni përmes televizionit të Kosovës

Ne, me shumë mund e kemi lartësuar deri në gjendjen e sotme atdheun tonë dhe të drejtën tonë.

Por, poashtu kemi shumë punë përpara.

Porosia, besoj më e drejtë për tu thënë sot, është, që nuk i kemi përfunduar të gjitha punët, ende kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ende, atdheu juaj, yni, ka nevojë për diasporën.

Unë sot, po veçoj dy porosi, se si mundemi më tutje ta ndihmojmë atdheun.

E para, Kosova synon t’i takojë familjes së popujve, të bëhet anëtare e BE-së, anëtare e NATO-s dhe ju mund ta lartësoni Kosovën dhe atdheun tonë kudo që jetojmë ne, tek ata popuj, tek ato vende ku jetoni.

Ju lutëm, lartësoni, ngriteni sa më lartë vlerën tonë të vërtetën tonë, të drejtën tonë!

Dhe e dyta, që është shumë me rëndësi, vazhdoni të besoni në atdheun tuaj, në vendin tuaj të origjinës, në vendin tuaj të lindjes dhe kështu, ta forcojmë dhe ta bëjmë poashtu sikur ato vende ku ju jetoni.

Sot, ndalem këtu me këto porosi dhe ju uroj ditë të mira dhe qëndrim të mirë në atdhe.

Faleminderit shumë.